LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet të bëhet ekspertizë për gjendjen psiqike të njërit prej të akuzuarve lidhur me vjedhjen grabitqare në super market

Kërkohet të bëhet ekspertizë për gjendjen psiqike të njërit prej të akuzuarve lidhur me vjedhjen grabitqare në super market

Prizren- Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe sjelljeve në qendrën e paraburgimit në Prizren të të akuzuarit Berat Sylaj, në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren është kërkuar që të bëhet një ekspertizë për gjendjen psiqike të tij.

Para fillimit të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha njoftoi palët se ka pranuar një shkresë lidhur me sjelljet e këtu të akuzuarit Berat Sylaj në qendrën e paraburgimit në Prizren dhe se për këtë ka ftuar Dr. Imet Ponikun – psikiatër që të japë sqarim lidhur me gjendje e të akuzuarit Syla.


Poniku deklaroi se në cilësinë e mjekut për menaxhimin e shëndetit mendor pranë qendrës së paraburgimit në Prizren lidhur me rastin konkret tek i akuzuari Berat Sylaj në kohët e fundit është vërejtur një labilitet emocional i lartë mendor, jo rrallë të shprehura me ide të vetlëndimit, por deri në momentin e caktuar pa plane dhe tentime për vetlëndime.

I njëjti shtoi se në ditën kritike më 21 dhjetor 2021 tek i njëjti është vërejtur një shqetësim i madh me plane konkrete të vetlëndimit, duke lënë edhe letër lamtumirëse të shkruar si dhe me një gjendje psikomotore të shtuar (nervozizëm, ngarkesë psiqike).

Por, Poniku tha se kishin vepruar me prioritet për tretman psikiatrik në Institutin e Psikatrisë Forenzike në Prishtinë, ku ka qëndruar në qendrën për tretman psikik deri më 30 dhjetor 2021, e i cili është diagnostifikuar me reagim depresiv reaktiv.

Të njëjtit tha se i është dhënë terapi antidepresive dhe seditive në formë tabletare dhe se pas kthimit në qendrën e paraburgimit, i njëjti ka qënë në vëzhgim çdo 30 minuta.

Po ashtu më 1 janar 2020, te i njëjti është gjetur një gjendje e papëlqyeshme me një sjellje demoluese, thyerje të lavabosë dhe zhveshjen e telave të rrymës në dhomën e paraburgimit, që gjë i kishte udhëzuar ata që përsëri të bëhet një vlerësim në qendrën e paraburgimit me të njëjtën diagnozë dhe se pas kthimit në qendrën e paraburgimit tek i njëjti vazhdon të jetë prezente masa e vëzhgimit 24 orësh nga stafi korrektues.

Tutje ai tha se i akuzuari Berat Sylaj është i gatshëm që të përcjellë seancën e sotme.

Më pas, prokurori Genc Nixha deklaroi se kërkon nga gjykata që të caktojë një ekspertizë në formë të anamnezës nga ana e IPFK-së që të vërtetojnë se në çfarë gjendje psiqike është i akuzuari Sylaj, të cilin propozim e ka aprovuar kryetarja e trupit gjykues Teuta Krusha.

Pas kësaj, mbrojtësi i të akuzuarit Berat Sylaj, avokati Avni Berisha propozoi që të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve Shqipe Sylaj, Begishe Sylaj, Hyrije Sylaj dhe Lulzim Shala, të cilin propozim e aprovoi gjykatësja Krusha.

Pas kësaj, seanca e sotme përfundoi, ndërsa seanca e 6 janarit 2022 u anulua dhe seancat e radhës u caktuan më 14 dhe 17 janar 2022.

Ndryshe, Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj akuzohen se më 2 shtator 2020, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në bashkëveprim edhe me të miturin H.B., të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes, me qëllim pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin armën e zjarrit për ta sulmuar personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se Ahmet Ahmetaj duke pasur armën me vete si dhe duke përdorur forcën përmes një shufre metalike, në shoqërim të të miturit i cili ka pasur në dorë një kaçavidë, hapin derën e qendrës tregtare dhe të gjithë futen brenda, ku arrijnë të përvetësojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Gjatë daljes nga qendra tregtare thuhet se ata vërehen nga dëshmitari Xhafer Ahmetaj, i cili ishte edhe pronar i objektit, ku Ahmet Ahmetaj me të kuptuar që janë vërejtur nga pronari i objektit ka shkrepur me armë në ajër dhe më pas hipin në veturën “Renault Megane” dhe largohen në drejtim të panjohur, duke i shkaktuar kështu “Viva Fresh Store” dëm material.

Me këto veprime ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhja grabitqare” nga neni 316, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se Xhafer Ahmetaj, gjatë kohës kur ka zënë të lartpërmendurit në flagrancë, ka përdorur armën e zjarrin në kundërshtim me ligjin, ndonëse për të njëjtën posedon leje nga organi kompetenet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aty thuhet se derisa Ahmet Ahmetaj ka shtënë me armë zjarri në ajër për ta frikësuar Xhafer Ahmetajn, ky i fundit gjithashtu nga terrasa e shtëpisë ku banon shtinë 4 herë me armë në ajër, nga frika për të dhe familjen e tij, me qëllim që t’i largojë të pandehurit.

Në fund, në aktin akuzues thuhet se posa policia arrijnë në vendin e ngjarjes, Xhemaj Ahmetajt ia sekuestrojnë armën në fjalë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 1 të Kodit Penal

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori