Shoqëria civile dhe iniciativa “Protestoj” do t’ia mësyjnë serish nesër sheshit në qendër të Prishtinës për të protestuar me kërkesat për shkarkimin e kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, pastrimin e listave të veteranëve të luftës dhe vetting për gjyqësorin.
Ndonëse Lumezi ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqje nën presionin e protestave, shoqëria civile nuk heq dorë nga kërkesat dhe për herë të tretë do të mbajë protestën e radhës.
Si nevojë për protestë organizatorët përmendën edhe deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh.
Gramoz Buqinca nga iniciativa ‘Protestoj’ ftoi qytetarët për të shprehur pakënaqësitë në këtë protestë, pasi siç tha ai, sundimi i ligjit si shtyllë bazë e një shoqërie demokratike u sfidua nga kryeministri, kryeprokurori dhe politikanët.
“Megjithatë kjo protestë do të vazhdojë t’i ketë 3 kërkesa me të cilat ka nisur gjithçka: 1. Shkarkimi i kryeprokurorit, për t’i hapur rrugë kërkesës së dytë – 2.Vetingut të gjyqësorit dhe 3. Pastrimi i listave të Veteranëve. Iniciativa protestoj nuk e përjashton mundësinë e rritjes së këtyre kërkesave në protestën e ardhshme nëse vullneti i shumicës është për një gjë të tillë e po ashtu nuk e përjashton ndërrimin e metodave për rritjen e efektivitetit të protestave. Rritja e kërkesave dhe zhvillimi i metodave do të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve duke përjashtuar në çdo rrethanë përdorimin e mjeteve të forta apo mjeteve të zjarrit ndaj institucioneve apo forcave të rendit, mirëpo duke mos e përjashtuar thirrjen për bllokim të institucioneve dhe rrugëve kryesore në kryeqytet dhe në vend”, tha ai.
Ndërsa Arton Demhasaj nga organizata Çohu tha se procesi i vettingut të gjyqësorit si kërkesë e protestës, duhet të përcillet nga ambasadat e huaja në vend dhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, në mënyrë që të ketë një sistem të pastër të drejtësisë.
“Në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën përmendet disa herë se sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga politika dhe se politika njëherë e përgjithmonë duhet të heq dorë nga sistemi i drejtësisë. Për këtë arsye kjo protestë ka për qëllim që të kërkojë llogaridhënie për kryeprokurorin e që njëkohësisht kërkojmë ose dorëheqjen ose shkarkimin e tij nga ky funksion, e që njëkohësisht me këtë duhet të filloj edhe një proces i pastër ose i thellë i vettingut i komplet sistemit të drejtësisë duke mos përjashtuar as policinë, prokurorinë e njëkohësisht edhe gjykatat. Kjo për arsye se e dimë se edhe policia janë të involvuar në procesin e hetimeve që prokurorët zhvillojnë dhe për këtë arsye nuk duhet ta anashkalojmë asnjëherë asnjë proces të vettingut. Njëkohësisht ky proces i vettingut duhet të përcillet edhe me ndihmën e të gjitha ambasadave që janë në Kosovë edhe të zyrës së BE-së, sepse nëse nuk involvohen në procesin e vettingut ky proces mund të jetë i dështuar dhe nuk mund të kemi një sistem të pastër të drejtësisë”, tha ai.
Marshi protestues fillon nesër në ora 18.00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon para objektit të Qeverisë së Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare