Zvogëlimi i boshllëkut të shkathtësive në fuqinë punëtore përmes iniciativave të bizneseve në aftësimin e të rinjve mbetet një praktikë mjaft e nevojshme për zhvillim të mëtutjeshëm, gjithsesi nevojitet mbështetje në nxitjen e praktikave të tilla në tërë vendin. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua rreth iniciativave të ndërmarra nga sektori privat në zvogëlimin e hendekut të shkathtësive në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se ndër sfidat më të shpeshta që bizneset vendore hasin në operimet e tyre është boshllëku i shkathtësive tek fuqia punëtore. Ai tha se pavarësisht ndërmarrjes së iniciativave të ndryshme nga sektori privat, bizneset vazhdojnë ende të ballafaqohen me këtë çështje e cila po ndikon mjaft në operimet e tyre.
Drejtori ekzekutiv i Cacttus Education, Besim Ilazi, tha se aftësimi i të rinjve nga ana e bizneseve edhe pse po rezulton në përfitime në aftësimin profesional të tyre, prapë kjo mbetet një barrë mjaft e madhe për sektorin privat. Ilazi tha se edhe pse sektori privat ka marr rolin e udhëheqësit në zvogëlimin e boshllëkut të shkathtësive, nuk po ka mbështetje në këtë aspekt, duke bërë thirrje që të ofrohen lehtësira për bizneset në këtë drejtim.
Udhëheqësi i Qendrës së Kompetencës dhe Iniciativave Strategjike në Raiffeisen Bank Kosova, Kreshnik Halili, tha se iniciativat e ndërmarra nga kjo kompani në përgatitjen e punëtorëve kanë rezultuar në punësim të një numri të madh të tyre në këtë ndërmarrje.
Ai tha se përfshirja e të rinjve në projekte me ndikim të madh në fazat e hershme të aftësimit të tyre ndikon në ngritjen e tyre profesionale, duke shtuar se përgjegjësi e tyre si biznes mbetet dhënia e një baze praktike në profesionin e të rinjve si dhe ekspozimin e tyre ndaj teknologjive të reja në sektorin bankar.
Shefi i Operimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në RIT Kosovo, Visar Jasiqi, tha se përmes qendrës së trajnimeve dhe zhvillimit nga ky institucion kanë synuar vazhdimisht aftësimin dhe përgatitjen e individëve për tregun e punës përmes trajnimeve profesionale dhe praktikave të ndryshme, duke bërë kështu edhe transferimin e tyre në tregun e punës.
Ai shtroi nevojën e një kordinimi më të madh mes bizneseve dhe institucioneve arsimore në ofrimin e mundësive të përfundimit të praktikave të ndryshme të cilat pastaj direkt reflektohen në aftësimin profesional të të rinjve duke shmangur kështu edhe largimin e tyre nga vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën