LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet kthimi i modelit Hummer (Foto)

Kërkohet kthimi i modelit Hummer (Foto)

General Motors me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, e ka ndaluar prodhimin e Hummer, meqenëse kriza ekonomike që mbretëronte nuk i lejonte njerëzit të blinin një makinë të tillë.

Por, ata që e kanë blerë janë ndarë shumë të kënaqur me fuqinë, mënyrën e lëvizjes dhe rehatinë, transmeton Telegrafi.


Tani, entuziastët e modeleve SUV, po konsiderojnë se është koha e përshtatshme që të ‘ngjallet’ ky brend që është pëlqyer në masë të madhe.

Duke marrë parasysh se Porsche po depërton mirë në treg me Cayenne, ndërsa Bentley, Lamborghini, Maserati, Jaguar dhe Rolls-Royce janë duke punuar SUV që ngjajnë me Hummer, pse të mos kthehet kjo e fundit.

Madje, Jeep dhe Land Rover punojnë ekskluzivisht makina të mëdha dhe familjare, andaj konsiderohet se ka treg të mirë që GM të punojë në rikthimin e brendit. /Telegrafi/

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-2

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-3

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-4

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-5

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-6

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-7

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-8

kerkohet-kthimi-i-modelit-hummer-foto-9