LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen ndryshime ligjore për punësime në ndërmarrjet publike komunale në Maqedoni (Video)

Kërkohen ndryshime ligjore për punësime në ndërmarrjet publike komunale në Maqedoni (Video)

Ndryshime në normativat ligjore të cilat e rregullojnë punësimin e punëtorëve në ndërmarrjet komunale në nivel lokal dhe shtetëror, intervenime në Ligjin për furnizime publike, dhe kyçje në mënyrë aktive në përgatitjen e Ligjit të ri për menaxhim me mbeturina, janë disa nga aktivitetet të cilat do të jenë më prioritare për Shoqatën e veprimtarive komunale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Zvonko Jovanovski, kryetar i Shoqatës së Veprimtarive Komunale në Odën Ekonomike të Maqedonisë, tha se do të iniciojnë ndryshime dhe plotësim të rregullave për punësime në ndërmarrjet komunale.


ZVONKO JOVANOVSKI, KRYETAR I SHOQATËS SË VEPRIMTARIVE KOMUNALE

“Ne kemi problem me punësimet e reja. Procesi i punësimeve të reja është shumë e gjatë, ndërsa ne si ndërmarrje komunale kemi nevojë për punësime të shpejta, ngase na dalin punë sezonale. Dhe këtu e kemi problemin që procedura për punësim është shumë e ngadalshme”

Nga ana tjetër Kryetari i grupacionit të tregtarëve pranë Odës Ekonomike të Maqedojnisë, Zvonko Stojçev tha se e përkrahin Ligjin për Tregti në Tregjet e Gjelbëra, i cili u votua në Kuvend më 11 janar.

ZVONKO STOJÇEV, KRYETARI I GRUPACIONIT TË TREGTARËVE

“Me këtë ligj rregullohet statusi I personave që bëjnë tregti në tregjet e gjelbërta dhe rregullohet marrëdhënia e tyre e punës në normative ligjore dhe do të ju mundësohet atyre që të rregullojnë statusin e tyre ndaj fondit shëndetësore dhe pensional. Kjo është poenta kyçe e Ligjit.

Shoqata e veprimtarive komunale poashtu ka njoftuar se në periudhën e ardhme do të kyçet në përpunimin dhe sjelljen e Ligjit për menaxhim me mbeturina, ndërsa kanë shtuar se tentimet e deritanishme që të vendosen në funksion deponit regjionale kanë dështuar./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori