LAJMI I FUNDIT:

Kërkohej për trafik droge, arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale të Shqipërisë

Kërkohej për trafik droge, arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale të Shqipërisë

Një efektiv i forcave operacionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është vendosur në pranga në Greqi pasi kërkohej për trafik droge.

Italia kishte lëshuar ndaj 32-vjeçarit Amarildo Kureta një urdhër-arresti ku kërkohej për trafik droge ndërkohë që punonte në radhët e Policisë së Shtetit.


Ai është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme në shtetin grek.

32-vjeçari punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Më herët Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur.

Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare të DVP Berat konfirmohet se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kureta kishte marrë lejen vjetore konform të gjitha rregullave e dispozitivave të Policisë së Shtetit.

Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian ku akuzohet për trafik droge pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori