LAJMI I FUNDIT:

Kërkimi shkencor dhe inovacioni në arsimin e lartë universitar

Kërkimi shkencor dhe inovacioni në arsimin e lartë universitar

Në Kolegjin ILIRIA në Prishtinë, u realizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare rreth kërkimit shkencor dhe inovacionit në arsimin e lartë universitar, e cila bëri bashkë studiues të shquar të fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

Qëllimi i kësaj konference ishte trajtimi i çështjeve aktuale të kërkimit shkencor dhe të novacionit në arsimin e lartë universitar në vende të ndryshme dhe Kosovë, zhvilluar me një program mjaft të pasur, duke përfshirë tema me interes për shkencën bashkëkohore.


E karakterizuar më tematikë të gjerë ndërkombëtare, kjo ngjarje përfshiu rrjedhat bashkëkohore të organizimit të kërkimit shkencor në rajon dhe botë, fokusuar në studimet bashkëkohore në institucionet e arsimit të lartë, në fushën e shkencave kompjuterike, ekonomike, juridike, të arteve, të gjuhës, historisë, të ambientit dhe fusha të tjera.

Faktorët të cilët japin karakter të mirëfilltë kërkimit shkencor, sipas studiuesve në Kosovë mund të jenë rritja e vëmendjes mbi metodologjinë e kërkimit shkencor, respektimi i kërkesave etike të kërkimit shkencor, në mënyrë të veçantë shmangia e plagjiaturës, hartimi i “Kodit të etikës së kërkimit shkencor” dhe “Sistemit të referencave të kërkimit shkencor”.

Komponente të cilat zotohen të pandara në veprimtarinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe veprimtarisë botuese të Kolegjit ILIRIA.

Në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë kërkimore shkencore në Kolegjin ILIRIA, tanimë “Institutet për kërkime dhe shkencë” janë të profilizuar në më shumë fusha kërkimore, të cilat tregojnë suksese në punën e tyre.

Ngjarje shumë e rëndësishme u vlerësua edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Akademisë së Studimeve Albanologjike -Tiranë dhe të Kolegjit ILIRIA, me qëllim të bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve të rëndësishme të arsimit të lartë, të kulturës dhe të shkencës dhe të instituteve shkencore të cilat funksionojnë në kuadër të tyre.

Në bashkëpunim profesional dhe shkencor për publikimin e revistave shkencore dhe të botimeve të veçanta si edhe të literaturës së duhur, të kërkuar nga profesorët, studentët dhe nga lexuesit e tjerë, shkëmbimin e literaturës, pasurimin e bibliotekave me tituj të librave dhe të revistave të botuara, duke krijuar kushte më të mira të zhvillimit të procesit mësimor dhe shkencor.

Në konferencë u prezantua botimit ILIRIA dhe ILIRËT, i cili edhe jep një pasqyrë të rolit të kërkimeve dhe studimeve shkencore në avancimin e funksionit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë.

Në rrethana aktuale të zhvillimit dinamik dhe të gjithanshëm të arsimit, të shkencës, të inovacionit dhe të teknologjisë, të aktiviteteve të institucioneve universitare, të asociacioneve akademike shqiptare, evropiane dhe më gjerë, synohet të nxitet komunikimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi i institucioneve universitare, i subjekteve të tjera dhe i kërkuesve shkencorë.

Në këtë rast veçohet posaçërisht qasja moderne e analizës dhe e vlerësimit të shumicës së autorëve të fushave të ndryshme.

Në përfundim të këtij aktiviteti është theksuar që punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare do të botohen në një vëllim të veçantë, apo në kuadër të revistës shkencore “ILIRIA International Review”, e cila revistë shkencore, e vetmja në Kosovë është me indeksim ndërkombëtar dhe pjesë e platformave më të njohura në botë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori