LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Kurti: Do të bëj ç’të jetë e mundur që t’ia lehtësojmë barrën qytetarëve

Kërkesat për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Kurti: Do të bëj ç’të jetë e mundur që t’ia lehtësojmë barrën qytetarëve
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për paralajmërimin e ZRRE-së për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike për 14 për qind nga 1 prilli.

Kurti pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media ka thënë se Qeveria i ka dhënë sugjerimet e saj Zyrës së Rregullatorit dhe janë në pritje të qëndrimeve dhe analizave të tyre.

Ai u zotua se do të bëj çdo gjë është e mundur që t’ia lehtësojnë barrën qytetarëve sa i përket çmimeve dhe furnizimit sa më të qëndrueshëm me energji elektrike.


“Qeveria, përkatësisht ministrat e linjës kanë komunikuar dhe i kanë dhënë sugjerimet e tyre ZRRE-së, në bashkëpunim me KEK-un.

Ata i kanë dorëzuar komentet ZRRE-së, tash në presim qëndrimin dhe analizat e tyre. Më pas ne duhet të flasim. Zotohem si kryeministër që në njërën anë nuk i ndërhyj institucioneve të pavarura por, nga ana tjetër do të bëjmë çka do që mundemi që t’ia lehtësojmë barrën qytetarëve edhe sa i përket çmimeve të përballueshme dhe furnizimit sa më të qëndrueshëm të energjisë. Kur them qytetarët si konsumatorë dhe bizneset”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/