LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat dhe ofertat për zgjedhje të parakohshme, lojë apo realitet?

Kërkesat dhe ofertat për zgjedhje të parakohshme, lojë apo realitet?

Ditëve në vijim janë paralajmëruar veprime konkrete nga një pjesë e opozitës për synimin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Tashmë zgjedhjet e parakohshme po përmenden thuajse në çdo deklarim të figurave politike.


Të gjitha partitë politike, në pushtet dhe opozitë kanë dhënë versionin e tyre.

Sipas njohësve të çështjeve politike në vend, interes për mbajtjen e zgjedhjeve ka edhe pushteti.

Kurti: E shpërndajmë Kuvendin e shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet Qeveria
Lexo po ashtu Kurti: E shpërndajmë Kuvendin e shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet Qeveria

Sipas Shkodran Ramadanit, Vetëvendosje po mundohet të fsheh dështimet e veta përmes shkuarjes në zgjedhje.

“Konsideroj dhe besoj që është e dukshme që LVV ka dështuar si në aspektin politik, ekonomik e juridik dhe dëshira për zgjedhje është për ta amartozuar pakënaqësinë e qytetarëve me përformancën e Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri pra në krye të shtetit”, tha për RTV Dukagjinin analisti Shkodran Ramadani.

E, Faton Ismajli beson se zgjedhjet e parakohshme do t’i bënin mirë vetëm partisë në pushtet.

“Oferta për zgjedhje”, Haziri: Kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin
Lexo po ashtu “Oferta për zgjedhje”, Haziri: Kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin

“Lëvizja Vetëvendosje i kërkon zgjedhjet tash për të mos u thelluar shumë në kompromise, për të mos e zbatuar Asociacionin tash dhe mendoj që LVV i kërkon zgjedhjet edhe për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Amerikë”, tha Faton Ismajli.

Në emër të LVV-së, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se shumica parlamentare nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë.

Kurse kryeministri Albin Kurti është deklaruar i gatshëm që t’i ndihmojë opozitës duke i ofruar nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij, të nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin.

PDK ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të iniciojë këtë kërkesë, derisa LDK dhe AAK kanë dilema për mënyrën se si duhet të shkohet deri te zgjedhjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori