LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa, nevoja për argëtim, për kënaqësi, për humor…

Kërkesa, nevoja për argëtim, për kënaqësi, për humor…

“Demokracia për sy e faqe, tirania është gjithnjë më e organizuar se liria”. Charles Péguy


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Kjo aftësi qëndron në humorin tonë të brendshëm, në statusin tonë, në dituritë e dozimit të kulturës. Si një helm që me doza të mëdha helmon dhe e ngordh një elefant, në dozë të vogla është shërues-shëron.

Humori është një gjë e domosdoshme për një person të suksesshëm. Humori është si kripa për gastronomi, si femra për mashkullin.

Humori është një element i radhës që përcakton inteligjencën tonë në shoqëri. Kush e ka humorin, i përdor fjalët e mira, ai person rrezaton pozitivistet në rrethin e vet, ai person disponon veten dhe të tjerët.

Humori duhet të jetë i qartë, sepse jo të gjithë zotërojnë aftësi dhe një inteligjencë dhe koncept të saktë se çfarë në të vërtetë është humori.

Shumë pretendojnë që kjo dhunti qëndron në bërjen për të qeshur të tjerët, të tjerët ngatërrojnë me thashethemet, shpirtligësinë.

Ka shumë barsoleta që disa i komentojnë në faqet humoristike të përjavshme, të tjerat mendojnë humorin si sinonim të lojë fjalës, të shakasë së trashë, të banalitetit.

Humori, para së gjithash, është një dhunti, humori është ajo forcë që ju fal juve menjëherë disponimin, ju bën të ndiheni të lumtur, eliminon ngarkesën, jeni më të sigurt, ju ofron përgjigje në shumë raste, gati, të përshtatshme për çdo pyetje, ju jep mënyrën për ta paraqitur një koncept çfarëdo forme personale.

Njeriu humorist është një prestigjiator i inteligjencës, mahnit e zbavit ata që e dëgjojnë.

Shpirti i humorit është në fund të fundit një forcë që e disponon, është forcë morale, humori na ndihmon të durojmë, na ndihmon t’i kapërcejmë pengesat, që na pengonin në rrugën e suksesit. /Telegrafi/