LAJMI I FUNDIT:

“Kërceu nga një shkëmb dhe i la të dashurës një shënim” – britaniku dyshohet se ka falsifikuar vdekjen e tij

“Kërceu nga një shkëmb dhe i la të dashurës një shënim” – britaniku dyshohet se ka falsifikuar vdekjen e tij

Një burrë britanik që besohet të jetë vrarë duke rënë nga një shkëmb në Bali mund të ketë falsifikuar vdekjen e tij, thotë policia.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ryan Roth, 39 vjeç, la sende dhe një shënim vetëvrasës për të dashurën e tij në skajin e shkëmbit në Uluwatu – por kërkimet e gjera nuk kanë zbuluar ndonjë trup.


Policia thotë gjithashtu se shkurret më poshtë duken të “paprekura” dhe oqeani aty pranë është kontrolluar disa herë.

Çfarë janë duke hetuar tani ata, është nëse ai ra aksidentalisht, i mori jetën vetes apo ndoshta la vendndodhjen i gjallë.

Këto dyshime, përveç mos gjetjes së trupit të tij, vijnë pasi që ai dyshohet se ka kryer mashtrime në disa vende dhe kërkohet për akuza mashtrimi, sipas 9News.

Hari Adi Purnomo, kreu i ekipit të kërkimit, tha për kanalin: “Ne i kaluam të gjitha procedurat, por në terren, në fakt nuk gjetëm viktima ose shenja që çuan në rënien e ndonjë viktime”.

Siç bëhet e ditur, një shënim i lënë në një çantë në shkëmb i ishte drejtuar partneres së tij, Alice.

Aty shkruhej: “Më vjen keq Alice. Unë jam njeriu me të cilin u dashurove, por gjërat që bëra ju bënë të ndjeheni si e huaj. Unë gjithmonë do t’ju dua…”.

Z. Roth e kishte përshkruar veten si një biznesmen në internet, duke pretenduar se ka udhëtuar në mbi 50 vende pasi nisi biznesin e tij të parë në moshën 11-vjeçe.

Edhe Policia e Balit po bën apel për këdo që e njeh zotin Roth të ndihmojë në hetime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa
Kalo në kategori