Policia e Kosovës, sot në orët e mëngjesit ka rrethuar shtëpinë  e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Sipas burimeve të Telegrafit thuhet se kryetari i kësaj komune është kërcënuar.

Ndërkaq, në foton që ka siguruar Telegrafi, shihen  pjesëtarë të Policisë së Kosovës.  Telegrafi ka tentuar të flas me të Bahtirin, por i njëjti në pyetjen e bërë nga gazetarja, ndërpreu telefonatën.

Telegrafi po ashtu ka provuar të kontaktoj dhe me zyrtarë policorë dhe prokurorinë në këtë qytet, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/