LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim me armë, arrestohet një person

Kërcënim me armë, arrestohet një person
Arme Définitions

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka tentuar ta ndalojë.

“Ankuesi nga frika nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka goditur të dyshuarin, i cili aksidentalisht kishte shtënë një herë me armë.


I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Pas tretmanit mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të PK-së. /Telegrafi/