ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës të martën rreth orës 10:40 ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar”, ka njoftuar policia.


Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/