LAJMI I FUNDIT:

‘Këpuca e Artë’ drejt Spanjës

‘Këpuca e Artë’ drejt Spanjës

Finalja e Ligës së Kampionëve është spanjolle, në Ligën e Evropës në finale është Sevilla dhe një tjetër trofe po shkon në Spanjë.

Bëhet fjalë për Këpucën e Artë, çmim për golashënuesin më të mirë në kampionatet e Evropës këtë sezon.

Dueli ka qenë i zjarrtë deri tani, mes Cristiano Ronaldos, Gonzalo Higuainit, Luis Suarezit, Roberto Lewandowskit e të tjerëve.

Megjithatë, në muajt e fundit gara është kufizuar te pak emra dhe duket se do të triumfojë Luis Suarez, i pandalshëm këtë vit.

Me 37 gola, ylli i Barcelonës është shumë larg, sepse zor se Ronaldo e Higuain shënojnë 4 gola në javën e fundit, pa harruar që Suarez mund të shënojë sërish.

Ja renditja

1. Luis Suarez 37 gol – 74 pikë

2. Cristiano Ronaldo 33 gola – 66

2. Gonzalo Higuain 33 gola – 66

4. Jonas 31 gola – 62

5 Robert Lewandowski 29 gola – 58

6. Zlatan Ibrahimovic 34 gola – 52,5 pikë (koeficienti 1,5)