LAJMI I FUNDIT:

Keni vazhdimisht ftohje dhe ju kruhet lëkura? Nutricionistët paralajmërojnë të mos i anashkaloni shenjat

Keni vazhdimisht ftohje dhe ju kruhet lëkura? Nutricionistët paralajmërojnë të mos i anashkaloni shenjat

Shëndeti dobësohet me kalimin e moshës dhe trupi na dërgon sinjale paralajmëruese kur diçka nuk është në rregull

Problemi është se shumica e njerëzve i injorojnë këto sinjale.


– Trupi gjithmonë na tregon qartë nëse diçka nuk është në rregull. Nëse të gjithë do ta njihnim mirë trupin tonë dhe çfarë ndodh në të, gjithçka do të ishte më e thjeshtë.

– Futja e zakoneve të shëndetshme në ushqimin tuaj dhe aktiviteti fizik adekuat janë hapat e parë. Eliminimi i stresit, ambienti pozitiv, marrëdhëniet cilësore me të dashurit, edukimi, jetesa në paqe – thonë nutricionistët, transmeton Telegrafi.

Sulmet e papritura të zemërimit

Më shumë se gjysma e njerëzve që vuajnë nga depresioni i madh përjetojnë shpërthime të papritura zemërimi.

Nëse keni vënë re se jeni shqetësuar për gjëra të vogla për një kohë të gjatë, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë. Depresioni në një formë të avancuar zhvillohet shpejt në një çrregullim obsesiv-kompulsiv.

Presion në gjoks dhe nervozizëm të vazhdueshëm

Sado që të bind ambienti që të gjithëve u ndodh, nuk është e vërtetë. Është koha të mendoni dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.

shutterstock

Skuqje e lëkurës dhe kruajtje

Skuqjet e dhimbshme në fytyrë, bërryla, gjunjë dhe lëkurë të kokës duken si ekzemë, por ato në fakt mund të jenë një problem shumë më serioz. Këto simptoma mund të shkaktohen nga një sëmundje autoimune e quajtur sëmundja celiake.

Lëkura jonë është organi ynë më i madh, ndaj mos i injoroni momentet kur trupi juaj dëshiron t’ju tregojë diçka.

Sukrepi, përskuqja dhe të kruarit e lëkurës mund të jenë shenjë e kancerit. Si të mësoni kur gjendja është serioze
Lexo po ashtu Sukrepi, përskuqja dhe të kruarit e lëkurës mund të jenë shenjë e kancerit. Si të mësoni kur gjendja është serioze

Ju vazhdimisht ndiheni të dobët dhe shpesh keni të ftohtë

Çdo person sulmohet nga bakteret dhe viruset çdo ditë, por sistemi imunitar i një personi të shëndetshëm mund të luftojë kundër organizmave patogjenë.

Nëse jeni person që sëmureni menjëherë në kontakt me një mik që është i ftohur, atëherë sistemi juaj imunitar nuk funksionon siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori