LAJMI I FUNDIT:

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Ju ndoshta shqetësoheni më shumë për ngjyrën që do t’i lyeni thonjtë sesa për thyerjen apo çarjen e tyre!

Kjo ndodh thuajse me të gjitha vajzat, që duan duar të pastra dhe të bukura me thonj që shkëlqejnë nga nuancat e forta, dizenjot, lulet apo gurët. Por, kur episodi i parë i thyerjes ndodh, aty nis shqetësimi i vërtetë.


Nëse thonjtë tuaj thyhen apo çahen shpejtë, kjo është shenjë se i keni të brishtë.

Thonjtë bëhen të brishtë ose më të butë për shkak të faktorëve të tillë si plakja, dietë e dobët ushqyese, marrja e ilaçeve apo dëmtimi nga përdorimi i tepërt i kimikateve për pastrimin e shtëpisë.

Për fat të mirë, ka një sërë mundësish që ju mund të zgjidhni për të trajtuar dhe parandaluar thyerjen e thonjve.

Thonjtë priren të bëhen më të hollë dhe më të dobët me kalimin e moshës, për shkak se prodhimi i keratinës, proteinës që gjendet te thonjtë ngadalësohet me kalimin e moshës, shkruan Health.

Ushqyerje jo e shëndetshme: Lëndët ushqyese si biotina (vitamina B7), zinku dhe hekuri janë thelbësore për thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm. Nëse një prej këtyre lëndëve mungon, kjo bëhet shkak për brishtësinë e tyre.

Ilaçet: Problemet shëndetësore që trajtohen me ilaçe apo edhe kimioterapia, mund të çojnë në thyerje më të lehtë të thonjve.

Lëndimet: Kafshimi ose lëndimi bëjnë që thonjtë të dobësohen me kalimin e kohës.

Faktorët mjedisorë: Moti i ftohtë, i thatë ose ekspozimi ndaj kimikateve të ashpra, të tilla si produktet e pastrimit të shtëpisë, mund të largojnë lagështinë duke i bërë thonjtë të dobët dhe të brishtë.

Problemet shëndetësore: Çrregullimet e tiroides, anemia nga mungesa e hekurit, ekzema, osteoporoza, diabeti dhe infeksionet kërpudhore i bëjnë thonjtë të ndjeshëm ndaj thyerjes.

Larja e shpeshtë e duarve çon në humbjen e lagështirës tek thonjtë.

Trajtimet: Përdorimi i shpeshtë i manikyrit, zgjatja e thonjve dhe açetoni (heqësi i manikyrit) mund të dobësojnë strukturën natyrale të thonjve dhe t’i thajnë ato, citon Anabel.

Si të kujdeseni për thonjtë e brishtë?

– Nëse anemia nga mungesa e hekurit po shkaktojnë thonj të brishtë, marrja e ilaçe për këtë problem shëndetësor përmirëson gjendjen e tyre.
– Hidratojini duart dhe thonjtë me një krem ushqyes
– Merrni suplemente ditore të biotinës (vitamina B7)
– Aplikoni një shtresë manikyri forcues një herë në javë

/Telegrafi/