LAJMI I FUNDIT:

Keni parë ndonjë veturë mbi “rrota katrore”? Nëse jo, keni rastin të shihni një të tillë!

Keni parë ndonjë veturë mbi “rrota katrore”? Nëse jo, keni rastin të shihni një të tillë!

Rrota shpesh përmendet si një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit ndonjëherë. Por a është mbivlerësuar?

Sigurisht që jo, por nëse shohim një video të “marrëzisë” së djemve nga punëtoria Garage54, le të pretendojmë shkurtimisht se është.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata kanë marrë kërkesa të shumta për të provuar një formë tjetër të rrotave, dhe në këtë video, ekipi vendosi të shkojë për rrota “pak më ndryshe”.

Të njohur për modifikimet më të çmendura të mundshme të makinave që mund të imagjinoni, djemtë nga Garage 54 këtë herë vendosën të argëtohen pak me gjeometrinë.

Për t’i ndërtuar ato, ata morën rrota ekzistuese (të rrumbullakëta) prej çeliku, i vendosën në korniza katrore të bëra me porosi.

Dhe çfarë ndodh kur vendosni “rrotat katrore” në boshtin e makinës dhe i jepni gaz? Hidhini një sy videos së tyre të fundit. /Telegrafi/