Keni frikë nga gjilpëra dhe dëshironi të merrni vaksinën? Si të përballeni me këtë ndjenjë shqetësimi të shpeshtë
Frika nga gjilpëra quhet tripanofobi dhe është shumë e përhapur
Shkaktari shpesh nuk është i njohur, mund të jetë përvojë traumatike që ka të bëjë me gjilpërën që nga fëmijëria, apo mund të jetë e papërcaktuar, transmeton Telegrafi.
Simptomat e tripanofobisë përfshijnë marramendjen, të fikët, ankthin, sulmet e panikut, rënie të presionit të gjakut, rrahje të shpejta të zemrës, kërcim të papritur të presionit të gjakut dhe madje edhe ndryshime të humorit që mund të jenë ekstreme
Kjo fobi sërish është në fokus për shkak të pandemisë së coronavirusit, kur miliona njerëz do të duhej me guxim të qëndrojnë në radhë dhe të marrin vaksinën.
“Edhe unë kam frikë nga gjilpërat, gjithë jetën time. Nuk e di pse. Shumë nga pacientët e mi gjithashtu kanë tripanofobi dhe është një problem për shkak të testeve të gjakut, jo vetëm tani për shkak të vaksinimeve”, shpjegon Dr. Don Richardson, mjek i urgjencës në New Hampshire.
Në planin afatgjatë, kjo frikë trajtohet me psikoterapi kognitive-biheroviane, por nëse doni të merrni vaksinën, nuk keni kohë për javë të tëra terapie.
Dr. Richardson sugjeron se janë të mjaftueshme tri teknika që mund të provoni për t’u liruar nga fobia dhe ta merrni vaksinën.
“Merrni me vete dikë që keni besim dhe që ju relakson. Pastaj, në shtëpi përpiquni të ‘njiheni’ me gjilpërën. Së pari shikojeni, pastaj merrni atë në duart tuaja, thuaji vetes se nuk është asgjë e tmerrshme. Afrojeni gjilpërën afër lëkurës tuaj dhe gradualisht përpiquni të mësoheni me të,” tha ai.
Gjithsesi tregoni personit që jep vaksinën se keni fobi, sepse mund të shfaqet edhe me të fikët. Kërkoni të uleni ose të shtriheni dhe ta dini se jeni në duart e profesionistëve të trajnuar, si dhe se do të jeni në gjendje të qëndroni atje për disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull me ju.
Në fund, ndiqni masat e rekomanduara – mbani distancën tuaj, vishni një maskë dhe shmangni tubimet, kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e epidemisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre