LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja ukrainase Ingret flet për situatën në Ukrainë: Shumë e vështirë të largohesha nga vendi në të cilin linda dhe ndërtova të ardhmen time

Fotokolazh: Ardian Keka -Telegrafi/ Montazha: Astrit Duriqi - Telegrafi
PLEASE, CLICK HERE IF YOU WANT TO READ THIS INTERVIEW IN ENGLISH EDITION.

Tash e më shumë se një muaj, shteti i Ukrainës po përballet me një agresion të fortë, nën synimin e Rusisë për ta pushtuar vendin.

Mes shumë rrënojave, jetëve të humbura e qyteteve të shkatërruara, duket se ende nuk ka një fije shprese të qartë për popullin ukrainas, të cilët po qëndrojnë stoikisht në këtë përballje.


Të prekur nga situata e vështirë sigurisht që janë edhe komuniteti artistik ukrainas, shumica prej të cilëve janë detyruar të ndalin punët e tyre, e disa të tjerë kanë gjetur mënyrat e tyre për ta shprehur artin përmes realitetit dhe frymëzimit nga situata aktuale.

Ekskluzive/ Këngëtarja krimeane Jamala që fitoi Eurovisionin flet për gjendjen në Ukrainë: Kjo nuk është luftë, është gjenocid mbi popullin tim
Lexo po ashtu Ekskluzive/ Këngëtarja krimeane Jamala që fitoi Eurovisionin flet për gjendjen në Ukrainë: Kjo nuk është luftë, është gjenocid mbi popullin tim

I tillë është rasti i këngëtares nga Ukraina, Ingret Kostenko, e cila si shumë gra dhe fëmijë, është detyruar që të lërë vendin e saj.

Ingret (Foto: Ingret Kostenko/Instagram)

Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur mbi gjendjen e rënduar në Ukrainë, duke thënë se nuk gjen arsyet e duhura të bind veten se pse kjo gjë po ndodh në atdheun e saj.

“Ditët e fundit, kam menduar gjithnjë e më shpesh se bota ka nevojë për këtë për diçka si gjithçka tjetër që ndodh në të. Ndoshta, që të gjithë të marrin më në fund atë që është Ukraina. Mundësisht, për unitetin e popullit tonë, për veten tonë. Asgjë nuk ndodh vetvetiu, dhe në fakt ne nuk dimë gjithçka dhe nuk kemi nevojë. Unë i besoj kësaj bote, lutem çdo ditë dhe besoj në drejtësi”, thotë Ingret për Telegrafin.

Si shumë gra dhe fëmijë, edhe ajo është detyruar të lërë vendin për të gjetur strehim në një nga shtete fqinje.

Ingret (Foto: Telegrafi)

Në intervistën e realizuar për Telegrafin nga Berlini, këngëtarja thotë se ishte momenti më i keq largimi nga vendi ku ka kontribuuar gjithë jetën e saj.

“Po, për momentin jam në Gjermani. Ishte e dhimbshme dhe shumë e frikshme. Ishte krejtësisht e pakuptueshme pse duhej të detyrohesha të largohesha nga vendi im në të cilin u linda dhe ndërtova të ardhmen time. Ishte tepër e vështirë të largohesha nga vendi, pasi shumë nga miqtë dhe të afërmit e mi mbetën atje. Kam vizituar nënën dhe gjyshen time në shtëpi përpara se të largohesha nga Ukraina. Dhe për mua ishte ferri. Nuk e dija nëse do të shiheshim sërish apo jo. Dhe mendime të tilla, natyrisht, ekzistojnë ende”, thekson këngëtarja ukrainase.

E inspiruar nga gjendja aktuale, ajo thjeshtë gjeti një piano në hotelin ku po qëndronte dhe filloi të improvizonte këngën “People help the people”, duke shprehur përmes artit mirënjohjen që të gjithë njerëzit kanë treguar në solidarizim me Ukrainën.

“Vendosa ta regjistroj këtë këngë sepse kur u largova nga Ukraina nuk mund të dëgjoja asnjë muzikë. Por kjo këngë më sillej në kokë gjatë gjithë kohës dhe doja ta këndoja. Dhe ndodhi që kur isha në një nga hotelet për refugjatët aty ishte një piano dhe doja të luaja dhe të këndoja këtë këngë. Kuptimi dhe mesazhi i kësaj kënge është shumë i thjeshtë – njerëzimi ka nevojë për ndihmë dhe çdo qenie njerëzore mund ta bëjë këtë. Njeriu duhet ta ndihmojë njeriun nëse nuk je Zot. Ju duhet të respektoni njëri-tjetrin dhe të ndihmoni njëri-tjetrin. Njerëz të ndryshëm, kombe të ndryshme”, tha Ingret për Telegrafin.

View this post on Instagram

A post shared by INGRET (@ingret_kostenko)

Duke jetuar një jetë në paqe, artistja ukrainase nuk ka qenë shumë e njohur me luftërat evropiane, e as ato ballkanike.

Rrjedhimisht, ajo pati këtë përgjigje kur u pyet për Luftën e Kosovës, duke thënë se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për të – por që sigurisht me atë që po i ndodh vendit të saj, ajo është më e njohur tani me situata të ngjashme që kanë ndodhur në vendet tjera.

“Do të jem e sinqertë, nuk kam dëgjuar asgjë për këtë luftë. Unë isha një vajzë e vogël kur ndodhi. Dhe gjithmonë e kam konsideruar veten jopolitike dhe njeri të botës. Por tani është thjesht e pamundur, sepse më preku personalisht. Por gjithashtu nuk do të heq dorë nga mendimi se jam një person i botës. Sigurisht, do të doja ta vizitoja vendin tuaj! Shpresoj se do të jetë e mundur edhe për të gjithë ukrainasit në kohën më të afërt”, tha ajo.

Ingret (Foto: Ingret Kostenko/Instagram)

Këngëtarja, e cila po të shohësh fotografitë e saj në rrjetet sociale, ka një stil interesant dhe mjaft unik, u pyet nga Telegrafi edhe për këtë pjesë.

Ajo tha se nuk e përcakton veten si pjesë e ndonjë lloji specifik të artit, por bënë thjeshtë atë që ia ndjen zemra.

“Mundohem shumë që çdo gjë të duket bukur. Unë kurrë nuk e kam konsideruar veten si pjesë e ndonjë trendi në kulturë, vetëm kam dëgjuar veten, ndjenjat e mia dhe edhe nëse njerëzit rreth meje nuk e kanë mbështetur mënyrën se si vishem – nuk do të më interesonte kurrë. Bëra atë që ndjeva se ishte e drejtë. Dhe kjo është arsyeja pse mund të them se ky është frymëzimi im që çoi në fotografitë që mund të shihni para jush”, thotë Konstenko.

Ingret (Foto: Ingret Kostenko/Instagram)

Për fund, këngëtarja pati një mesazh të veçantë, duke kërkuar sa më shpejt përfundimin e kësaj lufte dhe një armëpushim mes dy shteteve.

“Nga vetja mund të them se njerëzit nga e gjithë bota duhet të zhvillojnë linjën e tyre të të menduarit. Mundohuni të shihni gjithçka nga një këndvështrim më i gjerë. Për të lexuar shumë informacione që po ndodhin në të gjithë botën. Sepse ajo që po ndodh tani është një rrjedhë e vazhdueshme dezinformimi. Njerëzit në Rusi duhet të kuptojnë se ne nuk kemi nevojë për ndonjë “kursim”. Ne jemi të shkëlqyer. Ne vetëm duam që trupat ruse të largohen nga vendi jonë. Për shkak të dezinformatave të tilla po ndodhin, sepse njerëzit po mendojnë në një shtrirje të ngushtë – gjëra të tilla të tmerrshme po ndodhin. Unë dua t’i uroj të gjithëve që të fillojnë të ndërmjetësojnë dhe të mos bëjnë luftë”, përfundoi Ingret për Telegrafin.

JU gjithashtu mund të ndihmoni Ukrainën përmes:

Save Life in Ukraine
UNICEF Ukrainë
Global Giving (Ukraine Crisis Relief)

Në trend

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori