LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive/ Këngëtarja krimeane Jamala që fitoi Eurovisionin flet për gjendjen në Ukrainë: Kjo nuk është luftë, është gjenocid mbi popullin tim

Ekskluzive/ Këngëtarja krimeane Jamala që fitoi Eurovisionin flet për gjendjen në Ukrainë: Kjo nuk është luftë, është gjenocid mbi popullin tim
PLEASE, CLICK HERE IF YOU WANT TO READ THIS INTERVIEW IN ENGLISH EDITION.

Këngëtarja e famshme ukrainase Susana Alimivna Jamaladinova e njohur ndërkombëtarisht si Jamala, është fituesja e garës më të madhe evropiane të muzikës, Eurovision, në vitin 2016.

Ajo e fitoi këtë kompeticion me këngën “1944”, në atë kohë një këngë emocionale me dedikim personal frymëzuar nga historia e vërtetë e gjyshes së saj – të cilën e interpretoi pa e ditur që kjo këngë do të kthehej në realitetin e saj të hidhur të vitit 2022.


Tashmë të gjithë janë të gjithë të njohur me luftën në Ukrainë, përball agresorit rus, e cila ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe shkatërrimin e shumë qyteteve.

Jamala (Foto: Jamala/Instagram)

Jamala e cila ashtu si shumë gra dhe fëmijë të Ukrainës është detyruar ta lërë vendin e saj, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin se si po e sheh atë këtë periudhë të vështirë për popullin e saj nga perspektiva si artiste.

“Është kaq e dhimbshme të shohësh njerëz të pafajshëm që vuajnë, shumë prej tyre të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre dhe shumë të tjerë luftojnë për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Ukrainasit po humbasin gjithçka që kishin, shtëpitë, familjet dhe miqtë e tyre. Disa qytete tashmë janë shkatërruar plotësisht. Këto nuk mund t’i them pa lot, por në dy javë kemi humbur jetën e 85 fëmijëve të pafajshëm, qindra të plagosur. Më shumë se 2187 civilë janë vrarë tashmë në vetëm një qytet të Mariupolit dhe madje kam frikë të shtoj të gjitha qytetet e tjera në listë”, ka thënë ajo.

Lexo të gjitha lajmet nga Kriza në Ukrainë
Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet nga Kriza në Ukrainë

Këngëtarja shton se kjo që po ndodh në Ukrainë nuk është luftë, por një akt terrorizmi, madje ajo shkon edhe më tej, duke e quajtur një gjenocid mbi popullin e saj – pasi tashmë janë shënuar plot jetë të humbura nga konflikti Ukrainë-Rusi.

“Ky është një akt terrorizmi kundër gjithë popullatës së Ukrainës, rusët kanë marrë peng kryebashkiakun e Melitopolit, ushtria godet me tanke makina civile, ata qëllojnë gra dhe fëmijë. Qyteti i Mariupolit është tani nën bllokadë, njerëzit po vdesin nga uria në strehimoret me bomba pasi nuk mund të dalin jashtë për 12 ditë tashmë. Njerëzit janë të përjashtuar nga furnizimet me ujë, ushqim, ngrohje ose energji elektrike. Për më tepër, Rusia po bllokon dërgimin e ndihmave humanitare për shumicën e qyteteve nën rrethim, duke përfshirë qytetin e Mariupolit, i cili tani është në prag të katastrofës. Kjo nuk është luftë, ky është gjenocid i pamëshirshëm ndaj popullit tim”, tha Jamala për Telegrafin.

View this post on Instagram

A post shared by Jamala (@jamalajaaa)

Jamala është një artiste e famshme në Ukrainë – origjina e saj është nga Krimea.

Ajo mori famë evropiane me të fituar konkursin e këngëve, “Eurovision Song Contest”, në vitin 2016 me këngën “1944”.

Për Telegrafin, artistja interpretuese e kësaj kënge fituese të Eurovisionit, tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë që domethënia e saj do të shndërrohej në realitetin e vitit 2022.

“Kënga është përsëri aktuale, pasi Rusia ka vite që po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën. Çdo notë, çdo fjalë është e njomur me hidhërim. Ndërsa në vitin 2016 ishte një histori personale për mua, historia e stërgjyshes sime që u dëbua nga regjimi i Stalinit në Azinë Qendrore me një tren mallrash. Tani, pista pasqyron realitetin e secilit ukrainas në vitin 2022. Edhe një herë ata kanë ardhur për të na marrë shtëpitë, për të vrarë njerëz dhe për të shkatërruar jetë nën mbulesën e gënjeshtrave”, tha Jamala për Telegrafin.

Jamala i kishte sjell fitoren vendit të saj, Ukrainës në “Eurovision 2016” (Foto: Getty Images)

Ukraina ka bërë para pak javësh përzgjedhësin e përfaqësuesit të saj sivjet në Eurovision – përgjegjësi e cila i është besuar bendit Kalush Orchestra.

Përgjatë intervistës, fituesja e Eurovisionit tha se e ka dëgjuar këngën përfaqësuese të vendit të saj, duke theksuar që sipas saj ajo i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kënga numër një e këtij edicioni.

“Po, sigurisht që kam dëgjuar për këngën “Stefania” – më pëlqen. Unë mendoj se ky material ka të gjitha shanset për të fituar. Pastaj gjithçka varet nga vetë niveli i performancës dhe mbështetja e vendeve të tjera”, ka thënë këngëtarja e hitit “1944”.

Kosova ashtu sikurse Ukraina, 23 vite më parë kishte përjetuar një luftë të rëndë përballje me Serbinë – që aktualisht mbetet ndër shtetet e vetme në mbështetje të agresorit rus ndaj Ukrainës.

E pyetur në lidhje me informacionin e saj rreth luftës së Kosovës, Jamala tha se është e vetëdijshme për vështirësitë që populli shqiptar në Kosovë ka kaluar gjatë luftës dhe se e vlerëson empatinë që ky shtet po tregon me luftën aktuale në Ukrainë.

Ajo iu përgjigj pozitivisht ftesës për të bërë një vizitë në Kosovë në të ardhmen – por që e ka të pamundur të bëjë planifikime, aq më pak në këtë kohë.

“Kosova ka një histori të ndërlikuar në thelbin e saj, në shumë faza të historisë së saj, shumë njerëz kanë vuajtur. Më kujtohet gjithashtu se Kosova iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë pasi u aneksuan dhe filluan aksionet ushtarake në Lindje. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për ne atëherë dhe tani. Gjëja më e vështirë tani është planifikimi i së ardhmes, sepse e tashmja po ndryshon çdo sekondë. Por faleminderit shumë për ftesën”, ka thënë Jamala për Telegrafin.

Protesta e organizuar në Prishtinë, Kosovë – në mbështetje të Ukrainës (Foto: Telegrafi)

Bjellorusia dhe Serbia janë aktualisht të vetmet vende që mbështesin Rusinë mbi konfliktin në Ukrainë, ndërkohë që shteti serb shquhet i pari në botë që ka realizuar marshim pro-rus në kryeqytetin e tij. Me përjashtim të këtyre të dyjave, të gjitha vendet tjera kanë shprehur mbështetje për Ukrainën.

Jamala tha për Telegrafin se është e lumtur të shohë se sa shumë mbështetje kanë marrë anë e mbanë globit, me dëshirën e madhe një dhe të vetmen – atë për ta ndaluar presidentin rusi Vladimir Putin.

“Natyrisht, ndihem shumë mirënjohëse për çdo person që e mbështet atdheun tim gjatë këtyre ngjarjeve të tmerrshme. Së bashku ne jemi një forcë e madhe e aftë për të kapërcyer të keqen universale të quajtur Vladimir Putin. Mbështetja jo vetëm që ndihmon në shpëtimin e mijëra jetëve të ushtarëve dhe qytetarëve tanë, por gjithashtu frymëzon dhe rimbush forcën tonë për të luftuar agresionin rus në baza ditore. Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e vlefshme”, tha këngëtarja ukrainase për Telegrafin.

Jamala me flamurin e Ukrainës në duar gjatë interpretimit të “1944” në vitin 2022, në spektaklin “The Voice of Germany” (Foto: Twitter)

Për fund, Jamala pati një thirrje publike drejtuar NATO-s për të ofruar zgjidhje mbi këtë konflikt të ashpër, që tashmë ka marrë përmasa të mëdha.

Ajo shtoi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh dhe Rusia arrin qëllimin e saj, atëherë padyshim që Ukraina do të mbetet vetëm si një pikënisje e shtetit rus, me dëshirën për të shkaktuar edhe më shumë luftëra.

“I kërkoj NATO-s të mbyllë qiellin mbi Ukrainë ose të paktën të sigurojë avionë kundërajrorë dhe luftarakë. Çdo ditë trupat ruse granatojnë civilët me brutalitet të veçantë dhe më pas pengojnë shumë prej tyre që të lëvizin drejt sigurisë duke bllokuar qytetet. Një pamje kaq e tmerrshme mund të shihet tani në qytetin e Mariupolit, ku njerëzit kanë jetuar në bodrume për dy javë pa ujë, ushqim dhe ngrohje. Pa mundësi për t’u larguar nga qyteti. Shumë po vdesin nga plumbat e ushtrisë ruse, duke u përpjekur të shpëtojnë veten dhe fëmijët e tyre. Sipas Këshillit Bashkiak të Mariupolit, më shumë se 2187 qytetarë vdiqën gjatë 12 ditëve të bllokadës. Ju lutemi ndihmoni për të ndaluar këta kriminelë që thjesht po shfarosin popullin ukrainas. Në fund të fundit, nëse Hitleri i kohës sonë nuk ndalet tani, Ukraina definitivisht nuk do të jetë viktima e fundit e krimeve të tij të përgjakshme”, përfundoi Jamala për Telegrafin.

Ukraina përndryshe sot (e martë) shënoi ditën e 20-të të përballjes me tentim-pushtimin e Rusisë, dhe raportohet se nga vendi janë larguar mbi tre milionë njerëz. /Telegrafi/

* Ju gjithashtu mund të ndihmoni situatën në Ukrainë duke dhuruar përmes:

Save Life in Ukraine
UNICEF Ukrainë
Global Giving (Ukraine Crisis Relief)

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori