LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari i famshëm Sam Smith: Nuk jam as mashkull as femër!

Këngëtari i famshëm Sam Smith: Nuk jam as mashkull as femër!
Sam Smith (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Këngëtari i famshëm Sam Smith zbuloi për herë të parë në një intervistë të premten se ai identifikohet si gjini asnjëjëse.

“Ndonjëherë u ula dhe pyeta, a do të dëshiroja një ndryshim seksual? Është diçka që unë ende mendoj duke thënë: ‘A dëshiroj unë?'”tha Smith në një intervistë direkte në Instagram.


“Kur e pashë jo-binarin (notacion numerik që nuk ka dy gjendje si bazë), gjininë dhe lexova për të, dhe dëgjova që këta njerëz flisnin, ubë isha si: “Po ky jam unë”, tregon më tej ai.

Sam Smith (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Smith tha për Jamil: “Kam pasur gjithmonë një luftë midis trupit dhe mendjes sime”. Ai tha se kishte lipozuksion kur ishte 12 vjeç pasi nëna e mori atë tek mjeku dhe zbuloi se trupi i tij po ruante sasi të tepruar të estrogjenit në gjoksin e tij, duke i dhënë gji.

Në të kaluarën, Smithi ka qenë i hapur për seksualitetin e tij, duke thënë: “Unë kam qenë gjithmonë shumë i lirë në kuptimin e të menduarit për seksualitetin, kështu që unë vetëm kam provuar ta ndryshoj këtë në mendimet e mia edhe në gjini”.

Sam Smith (Foto: Michael Dodge/Getty Images/Guliver)

Ai tani po hap për herë të parë identitetin e tij gjinor, duke thënë se ai ende preferon meshkujt, por e konsideron veten të jetë gjini asnjëjëse. Smith tha se ishte i frymëzuar të fliste për këtë temë kohëve të fundit “duke lexuar tregime për njerëzit që kanë dalë si të papërcaktuar në gjini, apo të njohur me termin e fundit si jo-binar”.

“Jo-binar/gjinor është një term në të cilin ju nuk identifikoni si gjini. Ju jeni një përzierje e të gjitha gjërave të ndryshme. Ju jeni krijim i veçantë”, tha ai.

“Kështu e kuptoj unë: nuk jam mashkull apo femër. Unë mendoj se notoj diku në mes. Është e gjitha në spektër”, ka përfunduar Sam Smith.

I njëjti thuhet se është ndarë së fundmi nga i dashuri i tij, Bradon Flynn, pas nëntë muajsh lidhje. /Telegrafi/

Sam Smith (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori