Kënga e Lumi B pritet mirë, kandidat për hit të verës (Video)

Tashmë kënga e re e Lumi B, edhe pse kontraverse, ka arritur të pëlqehet jashtë mase nga publiku.
Fabula interesante rreth flisë që reperi ka përdorur në këtë projekt, ka nxitur kërshërinë e publikut mbarë-shqiptar.
Kështu fabula e flisë duke ngërthyer edhe dozën e shakasë me bashk-atdhetarët, ka bërë që Lumi të ketë mbi 200 mijë klikime në orët e para të lansimit.
Kjo është edhe pak e natyrshme marrë parasysh se kënga është punuar nga Big Bang në studion e RedBox, transmeton Telegrafi.
Deri tash “Premetimet” nga Mozzik dhe Kida, “Jo Jo” nga Onat dhe Blero, ashtu sikurse edhe kënga “Shumë Pis” nga Era Istrefi dhe Ledri Vula janë kandidatë për kurorën e hitit të verës, me Ledrin dhe Erën që ende kanë kryesimin, por në pritje janë projektet tjera – super bashkëpunimi nga Cozman dhe Tuna, ashtu si projekti i Unikkatilit që lansohet më 1 gusht. /Telegrafi/




















































