LAJMI I FUNDIT:

Kënga e Bebe Rexhës dhe Doja Cat renditet e para në rangun botëror të këngëve më në trend të momentit

Kënga e Bebe Rexhës dhe Doja Cat renditet e para në rangun botëror të këngëve më në trend të momentit
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Doja Cat.

Kënga me titull “Baby, I’m jealous” u publikua në kanalin YouTube me një klip shumë të veçantë, pjesë e së cilit ishin yjet e TikTok-ut: Nikita Dragun, Charli D’Amelio dhe Avani Gregg.


Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe deri më tani ka arritur 10 milionë klikime në kanalin YouTube.

“Baby, I’m Jealous” po renditet lart edhe në top listat britanike dhe amerikane, si dhe aktualisht është kënga e parë në listën e këngëve “top trend” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur vet faqja “Spotify Charts” të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një infografikë, të 10 këngëve më në trend për momentin në botë.

Kënga e parë në këtë listë figuron “Baby, I’m jealous” e artistes shqiptare bashkë me reperen e famshme Doja Cat.

“Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të vikendit rreth e rrotull botës”, thuhet në njoftimin e SPotify Charts. /Telegrafi/

Bebe Rexha dhe Doja Cat (Foto: bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori