LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner shijon një natë romantike me të dashurin e ri Bad Bunny

Kendall Jenner shijon një natë romantike me të dashurin e ri Bad Bunny

Çifti i ri, Bad Bunny dhe Kendall Jenner u panë duke shijuar një mbrëmje romantike në koncertin e Tyler, The Creator në Los Angeles.

Në fotot dhe videot ekskluzive të siguruara nga PageSix, ylli i “Kardashians” dhe reperi “Titi Me Pregunto” u panë duke hipur në Bugatti Chiron të bardhë prej tre milionë dollarësh pasi u larguan nga shfaqja në Teatrin El Rey.


Jenner, 27 vjeç, nuk mund të ndalonte së qeshuri ndërsa ishte ulur në anën e pasagjerit të makinës së shtrenjtë sportive të të dashurit të saj, ndërsa ai po largohej.

Foto: Backgrid

Modelja u pa me veshje sportive për daljen, një palë pantallona të zeza joga, bluzë gri dhe një kapele bejsbolli të zezë.

Të gjitha lajmet nga Kendall Jenner
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kendall Jenner

Ndërkohë, Bad Bunny, 29 vjeç, kishte pantallona të zeza, një bluzë të bardhë dhe një palë atlete Adidas.

Foto: Backgrid

Nata e fundit e takimit të çiftit vjen gati dy javë pasi ata u panë në shoqëri të njëri tjetrit në Coachella.

Bad Bunny – i cili kryesoi shfaqjet e së premtes në festivalin muzikor të dy fundjavave në Indio, Kaliforni – qëndroi afër Jennerit teksa shikonin performancat e artistëve të tjerë më 16 prill.

Foto: Backgrid

Këngëtari i “Me Porto Bonito” – emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio – u fotografua në atë kohë i afërt me Kendall.

Ditë përpara asaj pamjeje, Jenner u pa duke kërcyer në turmë gjatë performancës së Bad Bunny në natën e hapjes së Coachella më 14 prill.

Foto: Backgrid

Çifti nuk i është shmangur netëve të takimeve të tyre publike, pasi muajin e kaluar ata u panë “duke u puthur” gjatë një darke në Los Angeles.

Foto: Backgrid

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në shkurt, kur u panë duke lënë të njëjtin restorant Beverly Hills përmes daljeve të veçanta.

Romanca e re e Jennerit me muzikantin portorikan erdhi vetëm disa muaj pasi ajo dhe ish i dashuri i saj, Devin Booker u ndan pas dy vitesh së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori