LAJMI I FUNDIT:

KEMM, SHGM, SPGPM dhe IMM: Presim përpjekje të forta për reformat në media

KEMM, SHGM, SPGPM dhe IMM: Presim përpjekje të forta për reformat në media

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit përkujtojnë për nevojën për angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave të rëndësishme në sektorin mediatik në vend.

Këto shoqata mediatike thonë se periudhën e kaluar u bënë përpjekje të caktuara që rezultuan me përmirësimin e ambientit në të cilin punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik, që nga ana tjetër, përmirësoi imazhin e shtetit në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave.


“Sa për ilustrim, shteti ynë është radhitur në vendin e 95-të sipas Indeksit të fundit të “Reporterëve pa kufi” për lirinë e mediave, duke përparuar 14 vende në krahasim me raportin e vitit të kaluar. Megjithatë, përkujtojmë se ndryshimet kryesore sistematike në sektorin e mediave nuk kanë mbaruar, ndërsa ndër tyre janë reformat në servisin publik dhe në rregullatorin mediatik”.

“Përveç kësaj, mediat komerciale edhe më tutje përballohen me sfida të rënda për shkak të tregut të vogël të marketingut, që ndikon në cilësinë e përmbajtjeve në mediat. Njëkohësisht apelojmë që qeveria dhe institucionet e sistemit çdo zgjedhje që ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes së gazetarisë dhe përmbajtjeve mediatike të koordinohen me bashkësinë profesionale mediatike dhe gazetareske në vend”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se në pjesën e parë të vitit 2019 janë regjistruar disa incidente në të cilët janë shkelur të drejtat e gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësit tjerë mediatik, për të cilët ne si organizata që mbrojmë të drejtat dhe interesat e gazetarëve, reaguam fuqimisht.

“Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike dhe nga Gjyqet t’i procesuojnë dhe t’i përpunojnë deri në fund lëndët ku janë shkelur të drejtat e gazetarëve, si dhe lëndët ku është vërejtur gjuha e urrejtjes, me qëllim që të tejkalohet praktika shumëvjeçare e mosndëshkimit, duke parandaluar në këtë mënyrë padrejtësinë që i bëhet bashkësisë mediatike dhe gazetareske”.

“Përkujtojmë edhe për nevojën për të marr masa në lidhje me të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, duke pasur parasysh se gjysma e tyre punojnë pa kontratë punësimi në kohë të pacaktuar, sidomos në sferën e mediave onlajn. Në atë drejtim, nga institucionet e sistemit presim të sanksionojnë shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe të krijojnë atmosferë që do të nxisë dialogun social dhe zgjidhjen e çështjes së kushteve të punës”, thuhet më tej në njoftim.

Katër organizatat shtojnë se edhe në të ardhmen do të angazhohen për promovimin vetë-rregullimit në mediat si mekanizëm për avancimin e profesionalizmit, etikës dhe pavarësinë e mediave, parandalimin e ndikimit të qendrave të ndryshme të fuqisë dhe zbatimin e të drejtës të publikut për informim cilësor dhe të pavarur.

Në pritje të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend, katër organizatat përkujtojnë edhe mediat për obligimet e tyre të raportojnë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me Kartën e KEMM për raportim etik në mediat, që përmban këto parime:

– Parimi i vërtetësisë dhe objektivitetit
– Parimi i ekuilibrimit
– Parimi i dallueshmërisë së qartë midis informacioneve dhe komenteve
– Parimet e ndershmërisë dhe neutralitetit
– Parimi i solidaritetit profesional
– Parimi i pavarësisë redaktuese dhe integritetit profesional
– Parimi i respektit dhe tolerancës
– Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë

Në fund ata thonë se do të vazhdojnë edhe tutje me bashkëpunimin intensiv me partneret ndërkombëtarë Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ). Së bashku përkrahin fushatën e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) “Roli i mediave në zgjedhjet dhe demokracinë”, që angazhohet mediave t’ju mundësohet qasje deri në informacione të lira dhe të ndryshme, të pavarura nga ndikimet e qendrave të fuqisë politike dhe ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori