Pas raportimit të mbyllur për media për rastin e zyrtarit policor në Drenas, kryeshefja e inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka dhënë edhe raportin vjetor të vitit 2018 të këtij institucioni në Komisionin për Punë të Brendshme, ku tha se kanë trajtuar mbi 1800 ankesa ndaj sjelljes së policëve.
Sipas saj, departamenti i hetimit, ka hetuar 194 punonjës të policisë dhe janë bërë 12 arrestime.
Ndër inspektimet e jashtëzakonshme që janë kryer, Kelmendi ka përmendur rastin e dëbimit e gjashtë shtetasve turq si dhe dhomat e dëshmive në stacionin policor në veri të vendit.
Anëtari i komisionit, Rexhep Selimi, ka kërkuar të dijë se sa zyrtarë policorë janë akuzuar dhe arrestuar për marrje të ryshfetit.
Selimi po ashtu tha se ka pasur rritje të stafit, por nuk ka raste të zgjidhura.
Kelmendi tha se vetëm një rast është raportuar dhe ka përfunduar me arrestim.
Deputetja Aida Dërguti kërkoi të di më shumë rreth çështjes së policëve që janë përfitues të pensionit invalidor, si veteranë të luftës.
Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës tha se këto raste nuk janë të kategorizuara dhe se do të fillojë intervistimi me dyshimin për veprim mashtrim.
Kurse, Xhelal Sfeqla pyeti se sa zyrtar të IPK-së janë të akuzuar, suspenduar dhe arrestuar gjatë vitit 2018.
Në përgjigjen e saj kryeshefja e IPK-së, tha se prej 2 gushtit që ajo është në këtë pozitë ka vetëm një zyrtar të suspenduar dhe rasti është në prokurori, 2 raste me aktakuzë të ngritur, ndërsa nuk ka të larguar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare