LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi thotë se në dialog me Serbinë asnjë shkronjë nuk duhet të shkruhet pa prezencën e amerikane

Kelmendi thotë se në dialog me Serbinë asnjë shkronjë nuk duhet të shkruhet pa prezencën e amerikane

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka thënë se në dialog me Serbinë asnjë shkronjë nuk duhet të shkruhet pa prezencën amerikane.

Kelmendi ka theksuar se pala kosovare duhet të vendos si kusht çështjen e liberalizimit të vizave para Lajçakut dhe Borellit, transmeton Telegrafi.


“Dialogu me Serbinë në Bruksel për përmbylljen e Pavarësisë së Kosovës – Asnjë gërmë nuk duhet të shkruhet pa prezencën Amerikane.
Shkuarja në takimin e Brukselit për ti treguar opinionit ndërkombëtarë se hapat pozitiv të Qeverive për heqjen e pengesave u përmbyllën dhe tani po hapet kapitulli i marrëveshjes me Serbinë në njërën anë dhe i liberalizimit të vizave anën tjetër, si shpërblim nga ana e BE-së nuk po ndodhin paralel. Ky liberalizim nuk ndodhi edhe pse ishte edhe kërkesë e qartë e SHBA-ve ndajë BE-së. Andaj, njëri prej kushteve që pala kosovare ishte dashur ta vendoste para Lajçakut dhe Borelit – duhej të ishte Liberalizimi – si udhëzim konkret i ambasadorit Grenell”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë në Washington, e ku prezent duhet të jetë presidenti i SHBA-së.

“Përmbyllja e punës shumëvjeçare të angazhimit të tërë spektrit politik vendor, të miqve ndërkombëtarë BE-së dhe në veçanti atë të SHBA-ve, nuk bënë të ndodhë në Bruksel por duhet të ndodhë ekskluzivisht në Washington dhe atë me prezencën e Presidentit të SHBA-ve dhe administratës së tij. Edhe në Washington, gjatë aktit Historik të Nënshkrimit të Marrëveshjes është e domosdoshme pjesëmarrja e të gjithë Liderëve Politik (njëjtë sikurse në Rambuje).

Duhet kuptuar se kjo marrëveshje nuk është Nënshkrim Individual Institucional, sepse për këtë duhet së pari të ketë dakordancë kryeministri me vet LDK-në, pastaj me Institucionin e Presidentit, Liderëve të Koalicionit një nga një e më pas të shterojë të gjitha mundësitë e mbështetjes edhe të liderëve të partive opozitare PDK-së (që është një prej kontribuesve të kësaj marrëveshjeje – duke qenë për kohë të gjatë në Qeverisje dhe negociata) dhe LVV-së si parti më e madhe si dhe shoqërive civile”, vijon shkrimi i tij.

Tutje ai ka thënë se “duhet pasur parasysh se ftesa e BE-së mundë të jetë sprovim (kurth) politike për të parë besnikërinë dhe orientimin miqësorë që kemi (edhe pse mund të quhet në mesin e miqve – të pa kompletuare) dhe sipas mendimit tim secili angazhim i mëtejmë jashtë Washingtonit do jetë thikë pas shpine për të cilën gjë do të ketë konsekuenca Liderët e Kosovës dhe do ketë konsekuenca për të ardhmen e afërt të Kosovës”.

Kelmendi thotë se përgatitja e marrëveshjes duhet të përfshijë domosdo statusin e Luginës së Preshevës.

“Nuk bënë dhe do jetë i pafalshëm historikisht anashkalimi i kërkesave të tyre për të qenë pjesë e Kosovës, gjë që unë në vazhdimësi e mbështesë, apo minimum i realizimit të kërkesave të jetë statusi i njëjtë i tyre me pakicën serbe në Kosovë. Në të kundërtën ata do të jenë pre e presioneve dhe persekutimeve të njohura sistematike serbe.
Sugjerim nga përvoja jetësore, politiko-ekonomike: Secili nxitim për të bërë diçka dhe pa qëllime të caktuara – nënkupton pamundësimin e finalizimit individual të Marrëveshjes”, përfundon shkrimi i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori