LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi për katastrofën humanitare në veri: Tentim i orkestruar për herë të dytë nga Qeveria e Serbisë

Kelmendi për katastrofën humanitare në veri: Tentim i orkestruar për herë të dytë nga Qeveria e Serbisë

Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka reaguar ndaj planeve për katastrofë humanitare në veri.

Kelmendi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se tentimi për të paraqitur krizë humanitare nga ana e politikave lokale te pjesës veriore të Kosovës, është i orkestruar për here të dytë nga qeveria e Serbisë.


Ai ka thënë se taksa 100% e implementuar nga qeveria e Kosovës po zbatohet në shumicën e territorit të Kosovës, përveç tek një pjesë në veri dhe atë e mbështetur nga kontrabandistët, të cilët sipas tij edhe në të kaluarën e kanë pasur këtë rol por nuk është vërejtur.

Kelmendi ka theksuar se me arrestimin e kontrabandistëve dhe ndihmësve të cilët e rrënonin sistemin juridik dhe administrativ të Kosovës është vështirësuar furnizimi me artikuj të cilët ata i kanë konsumuar në vazhdimësi ku janë edhe medikamentet shëndetësore nga Serbia.

Ndryshe ndaj këtyre planeve ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj për katastrofën humanitare në veri: Kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve
Lexo po ashtu Haradinaj për katastrofën humanitare në veri: Kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka thënë se përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Shkrimi i plotë i deputetit Ramiz Kelmendi:

Tentimi për të paraqitur krizë humanitare nga ana e politikave lokale te pjesës veriore të Kosovës, është i orkestruar për here të dytë nga qeveria e Serbisë
Taksa 100% e implementuar nga qeveria e Kosovës po zbatohet në shumicën e territorit të Kosovës, përveç tek një pjesë në veri dhe atë e mbështetur nga kontrabandistët, të cilët edhe në të kaluarën e kanë pasur këtë rol por nuk është vërejtur.

Me arrestimin e kontrabandistëve dhe ndihmësve të cilët e rrënonin sistemin juridik dhe admnistrativ të Kosovës është veshtirësuar furnizimi me artikuj të cilët ata i kanë konsumuar në vazhdimësi ku janë edhe medikamentet shëndetësore nga Serbia.

Tani duke e parë që taksa nuk po largohet meqenëse është e ndërlidhur me çështje politike, qeveria e Serbisë nëpërmjet mekanizmave të saj lokal po tenton të paraqes katastrofë humanitare për qytetarët serb në veri.

Këtë tentim Serbia e kishte bërë edhe gjatë qeverisjes se kryeministrit tani të ndjerë Bajram Rexhepi. Në atë kohë me të ndjerin, kryeministër Rexhepi, kishim sanuar këtë rrezik duke u koordinuar bashkë dhe kishim organizuar që makineria distributive e Elkosit, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare të furnizonte veriun e shtetit dhe e faktuam çështjen se kriza humanitare ishte iskenim i Serbisë. Ndërsa tani ekziston rreziku që në formë të organizuar qeveria serbe me ndihmën e strukturave të saja dashakeqe në veri të zbrazin dyqanet ushqimore, ti zbrazin barnatoret dhe çdo objekt shitës për të prezantuar krizën humanitare në njërën anë dhe mosfurnizimin me artikuj të tjerë nga ana tjetër, pra nga distributerët e pjesës tjetër të Kosovës.

Nisur nga ky rrezik dhe realitet i mundur, të cilin e kam paralajmëruar edhe më herët, rekomandojë që të mirret parasyshë se inskenimet mund të akceptohen nga komisionet e ndryshme të formuara nga Kombet e Bashkuara apo edhe vet BE-ja dhe kjo ka për pasojë, funksionalizimin dhe fuqizimin me kompetenca ekzekutive të Asosiacionit të Komunave. Pra, mundë të lë kemi pasoja politike për Kosovën në arenën ndërkombëtare duke paraqitur si formë e presionit politik për tu shpërngulur. Në të njejtën kohë ka rrezik që këto struktura të improvizojnë dhe thërrasin mediat ndërkombëtare dhe rajonale që të paraqesin gjendjen kinse faktike të inskenuar nga dyqanet e boshatisura në pjesën veriore, ndërsa në pjesën tjetër të mbushur plot. Kjo mund të shtonte kërkesa për presion ndërkombëtarë për ta pezulluar taksën, mundë të ndërrrmarrin si veprime edhe konvojë ndërkombëtarë dhe të shteteve tjera për të zbutur kinse krizën humanitare, e të gjitha këto do i përdorin për të kthyer opinionin ndërkombëtarë në vëmendjen se gjoja Serbia është bashkëpunuese dhe dëshiron dialog për të zgjedhur çështjet e hapura.

Kjo rrethanë duhet kuptuar seriozisht dhe të akceptohet kuptimi i palës tjetër nga jashtë, e jo duke menduar se pala e brendshme është vendimtare , në mënyrë që mos të kthehen miqtë tonë në mbështetje të Serbisë dhe politikave serbe. Dihet se taksa e arsyeshme prej 100 % është në rregull, por jo vetëm të kuptohet mirë nga ne por si kuptohet edhe nga të tjerët. Ne e dijmë se ka pasur shumë presione liderësh për të pezulluar dhe tërhequrë taksën, siç ishte kërkesë e fundit nga BE dhe të gjithë të refuzuarit janë persona me dinjitet personal për të cilën ky dinjitet i lëndohet dhe reflekton për të mos vijuar mbështetjen.

Pala serbe po përgatitë terrenin praktik për të bllokuar të gjitha mallrat dhe njerëzit që kanë destinacion Kosovën në njërën anë dhe me këtë këto bllokime, apo tentimi për të taksuar mallrat si vendore të Serbisë, do dëmtojnë seriozishtë furnizimin cilësorë dhe me çmime të arsyeshme, do të tentojë që të zgjasë rrugëtimimin e diasporës nga Italia dhe rrugët tjera për të pamundësuar shtimin e konsumit dhe sjelljes së remitancave në pikën e pushimeve të tyre në Kosovë dhe Shqipëri. Rrugët nga Europa shumica kalojnë nga Serbia dhe Bosnja, nga Italia, Rumania dhe Bullgaria.

Andaj, këto shqetësime faktike është mirë të debatohen siç është debatuar në kohën kur ka ekzistuar bllokimi i tërësishëm i importit nga Serbia e cila zgjati për 60 ditë dhe nga aty janë nxjerrë shumë shembuj dhe eksperienca të cilat kanë rezultuar në pamundësinë e këtyre inskenimeve.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK/Telegrafi/