LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për katastrofën humanitare në veri: Kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve

Haradinaj për katastrofën humanitare në veri: Kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj planeve për katastrofë humanitare në veri.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka thënë se përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme.


Zbulohet plani për ‘katastrofë humanitare’ në veri
Lexo po ashtu Zbulohet plani për ‘katastrofë humanitare’ në veri

Ai ka thënë se nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ka ftuar kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve.

“Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori