LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani për ‘katastrofë humanitare’ në veri

Zbulohet plani për ‘katastrofë humanitare’ në veri

Dyqane të boshatisura ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, që për qëllim kanë pasqyrimin e një gjendje të rëndë të ashtuquajtur ‘katastrofë humanitare’ për qytetarët e veriut, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, të dirigjuar nga Beogradi.

Kështu Beogradi zyrtar po vazhdon përpjekjet e vazhdueshme të sulmeve ndaj Kosovës, që për synim kanë destabilizimin e veriut të saj.


Burime të sigurta të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se një takim urgjent është mbajtur të mërkurën mbrëma në hotelin ‘Gray’ në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore, disa afaristë të shquar të asaj pjese, përfaqësues ilegal të institucioneve, si dhe një zyrtar i lartë i qeverisë nga Beogradi, me ç’rast veç tjerash, është hartuar plani për ‘katastrofën humanitare’ në veri.

“Nga depotë dhe dyqanet në veri tashmë veç ka filluar largimi dalë ngadalë i artikujve ushqimorë elementarë, në mënyrë që prej ditës së hënë të mos mbetet asgjë. Të hënën do të ftohen të gjitha mediat edhe nga Serbia dhe do të pasqyrohet gjendje katastrofe për qytetarët në atë pjesë të Kosovës’, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se personat e angazhuar përgjegjës për një organizim të tillë janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq etj, të gjithë këta njerëz shumë të besueshëm të kapos së krimit në atë pjesë, Millan Radojçiqit.

Mësohet po ashtu se ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori