LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Pas vendimit të Kushtetueses Lista Serbe të kthehet në institucione

Kelmendi: Pas vendimit të Kushtetueses Lista Serbe të kthehet në institucione

Vendimin i bërë publikë sot nga Gjykata Kushtetuese, për Ligjin për ‘Trepçën’, është përshëndetur nga zëvendës-kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se vendimi i sotëm po i hap rrugë implementimit të ligjit për Trepçën.


Kelmendi duke i uruar minatorëve, qytetarëve dhe gjithë Kosovës për këtë vendim të Kushtetueses, i ka numëruar edhe katër arsyet që vërtetojnë vendimin e drejtë:

1. Propozimi ligjor dhe i rregullt i ligjit të Qeverisë Mustafa.

2. Debatimi dhe vendimi ligjor i Parlamentit të Kosovës.

3. Hapja e rrugës për fuqizimin ekonomik të gjigantit ekonomik të Kosovës.

4. Heqja e barrierës për kthimin e listës Srpska në Institucione.