LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi, Gjakova e Krasniqi triumfojnë edhe në përballjet e dyta në Hungari

Kelmendi, Gjakova e Krasniqi triumfojnë edhe në përballjet e dyta në Hungari

Xhudistet tona me sukses po arrijnë të paraqiten në garat e sivjetme të xhudos të Grand Prix të Budapestit.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë fituar edhe në përballjet e dyta në Hungari.


Kelmendi ka fituar me vazzari kundër gjeorgjianes, Tetiana Levytska dhe në këtë formë ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë.

Nora Gjakova ka arritur që ta mposht me ippon rivalen nda Bregu i Fildishtë, Abzetta Dabonne në kategorinë deri 52 kilogramë.

Ndërkohë, Krasniqi ka marr fituar në saje të dy kartonëve (shido) kundrejt tre sosh sa ka Sabina Giliazova në kategorinë deri 48 kilogramë.

Ndryshe, Kosova është duke u përfaqësuar me pesë garues, katër në konkurrencën e femrave dhe një te meshkujt. /Telegrafi/