Kelly Clarkson kryeson me albumin e ri

Albumi më i ri nga Kelly Clarkson “Piece by Piece” ka arritur të bëhet albumi më i suksesshëm i javës në Amerikë që me debutimin e tij.
“Piece by Piece” është albumi i tretë nga Clarkson që ka mbërritur në maje të klasifikimit në Billboard Top 200.
Me 97,000 kopje të shituara, “Piece by Piece” gjithashtu kryeson si albumi më i shitur i javës, sipas Nielsen Music, transmeton koha.net.
Në vendin e dytë është rikthyer albumi me përmbledhjen e këngëve nga “Fifty shades of Grez”, që është gati të kalojë shifrën e gjysmë milioni kopje të shitura.
“1989” nga Taylor Swift po vazhdon me suksese pasi është ngritur në pozitën e tretë dhe për 19 javë rresht nuk ka dalur nga top pesëshja e albumeve.
Drake me “If you’re reading this it’s too late” dhe Ed Sheeran me “X” mbyllin këtë top pesëshe për këtë javë. /koha.net/




















































