LAJMI I FUNDIT:

Kekenovski: Gruevski përdorë popullatën për të shpëtuar veten

Kekenovski: Gruevski përdorë popullatën për të shpëtuar veten

Profesori Jove Kekenovski në një intervistë për Alsat-M vlerëson se kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski me retorikën e tij kërcënuese dëshiron që të vazhdojë ta keqpërdor popullatën për të shpëtuar lëkurën e tij. Sipas Kekenovskit me kalimin e kohës do të bie intensiteti i tensioneve edhe pse Gruevski i ndihmuar nga Ivanovi do të vazhdojnë të blejnë kohë me qëllim që zyrtarët e lartë të partisë së tyre të mos përgjigjen përpara drejtësisë dhe të mund të kënaqen me paratë e vjedhura nga qytetarët.

““Kjo është edhe një përpjekje edhe nga njëri edhe nga tjetri për blerje të kohës. Njëri vazhdimisht thirret në popullin të cilin dëshiron ta përdorë si viktimë. Ne jemi dëshmitarë se ai deri më tani shumë herë e ka përdorur popullin për ta shpëtuar lëkurën e vet. Ndërsa nga ana tjetër, presidenti i shtetit duhet të dijë se patjetër duhet ta respektojë Kushtetutën e Maqedonisë, të mos e teprojë me shkeljet e Kushtetutës sepse për këtë ka përgjegjësi penale”, deklaroi Kekenovski./Telegrafi/