LAJMI I FUNDIT:

Kekenovski: A e drejtojnë gishtin Jankulloska dhe Janakieski drejt Mijallkovit dhe Gruevskit

Kekenovski: A e drejtojnë gishtin Jankulloska dhe Janakieski drejt Mijallkovit dhe Gruevskit

Profesori dhe anëtari i Fraksionit Demokratik të OBRM-PDUKM-së, Jove Kekenovski, thotë se në deklaratën e ish ministrave, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, të dhënë në seancën për lëndën “Titanik”, se kanë qenë viktimë të përgjimeve, në fakt e drejtojnë gishtin kah Gruevski dhe Mijalkovi.

“A e drejtojnë gishtin drejt Mijallkovit dhe Gruevskit, Jankullovska dhe Janakieski me arsyetimin se nuk mund të gjykohen në bazë të materialeve që dalin nga përgjimi masovik i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe se ata janë palë të dëmtuara”, pyet Kekenovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jankullovska dhe Janakieski në seancën e sotme i thanë gjyqtarit Osman Shabani se janë shkelur të drejtat njerëzore nga fakti që me vite kanë qenë të përgjuar në mënyrë jo ligjore.

Protugjer ka kërkuar nga Janakieski që ambasadorët të nxjerrin votuesit e diasporës
Lexo po ashtu Protugjer ka kërkuar nga Janakieski që ambasadorët të nxjerrin votuesit e diasporës

“Të vërtetohet autenticiteti i bisedave të përgjuara para se të dëgjohen në seancë për shkak se edhe mua edhe Janakieskit na janë shkelur të drejtat e njeriut. Do të vinim në një situatë ku gjykata do të sjell vendim jo të rregullt nga diçka që del nga shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, për shkak se me vite bisedat tona kanë qenë të përgjuara pa urdhër nga gjykata”, tha Jankullovska./Telegrafi/