LAJMI I FUNDIT:

Protugjer ka kërkuar nga Janakieski që ambasadorët të nxjerrin votuesit e diasporës

Protugjer ka kërkuar nga Janakieski që ambasadorët të nxjerrin votuesit e diasporës

Në Gjykatën Penale mbaroi seanca e sotme ku u dëgjuan “bombat” për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale ku të akuzuar janë disa ish funksionarë në zgjedhjet e vitit 2012.

Në 15 “bomba” që sot u lëshuan në Gjykatë për lëndën e PSP-së për parregullsi zgjedhore “Titanik” u dëgjuan bisedimet se si udhëheqja e OBRM-PDUKM-së merreshin vesh që diaspora të paraqitet për votime sepse interesi ka qenë shumë i ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm 30 njerëz janë paraqitur”, i thotë Mile Janakieski Martin Protugjerit ku ai përgjigjet “Ç’fare po flet?” A është e mjaftueshme që në secilin kontinent të ketë 1000 persona? Paraqitu nëpër ambasada, obligoi të gjithë ambasadorët të shkojnë derë më derë. Atje të gjithë janë në geto” thotë Protugjeri.

Për këtë Janakieski e pyet se a është e mjaftueshme që në ditë të vizitohen 50 njerëz, ndërsa Protugjeri i përgjigjet “Jo – 70 njerëz”.

Sipas ligjit, për t’u zgjedhur deputet duhet të fitojë 1000 vota, por votuesit e diasporës duhet më parë të regjistrohen.

“Duhet të shkohet në secilën shoqatë maqedonase dhe nga atje të caktojnë 2 njerëz që do t’i përgatisin njerëzit të mbushin formularë. Edhe plus ambasadorët të shkojnë derë në derë, dhe në të gjitha ambasadat të ketë Call Center. Ju nga Shkupi do të thirrni dy-tri herë në ditë, t’i pyetni deri ku janë, përse nuk shiheni me njerëzit, do ta informojmë Kryeministrin”, i jep udhëzime Protogjeri Mile Janakieskit.

Më pastaj të dy personat bisedojnë se edhe promotorët ekonomik do të angazhohet, dhe se do të lëshohen njerëz nëpër terren. Janakieski i thotë se problem është Londra sepse nuk mund të gjej ndonjë me vizë britanike.

Shtatë bomba do të dëgjohen pas praninë e publikut.

Pas kërkesës së PSP-së, 7 nga 1.063 “bomba” do të ndëgjohen pa praninë e publikut sepse në to ka biseda private.

Pala mbrojtëse sot kërkonte që “bombat” apo përgjimet të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi.

Për lëndën “Titanik” nga ana e PSP-së janë dorëzuar 5.910 dëshmi materiale dhe janë propozuar 191 dëshimitarë.

Të akuzuar janë ish Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Gosta Markovski, Dragçe Drag♪5eski, Marjan Nekevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshoviq dhe Lenka Rashakovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori