Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka kthyer në prodhim edhe “Bllokun A5” të Termocentralit “Kosova A”.
Në këtë njoftim thuhet se aktualisht Korporata është duke operuar me 100 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike sipas Bilancit energjetik të aprovuar nga MZHE.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën:
Ashtu siç është premtuar nga fillimi, edhe në takimet me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të institucioneve, të gjitha parashikimet janë realizuar në një afat rekord pas arritjes së marrëveshjes dhe zhbllokimit të procesit të zhvendosjes së banorëve nga zonat e Hadës dhe Shipitullës.
Të gjithë punëtorët e KEK-ut, nga menaxhmenti, punëtorët e termocentraleve dhe ata të mihjeve kanë punuar intensivisht që të arrihet një stabilitet maksimal dhe të kthehen në funksion të gjitha njësit prodhuese para ditëve të festave të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu edhe të gjitha njësitë gjeneruese në terren, në mihje janë duke punuar me një dinamik dhe intensitet të shtuar për të kompensuar rezervat e shpenzuara gjatë kohës sa kishte bllokadë si pasoj e vonesave në shpronësime.
Varësisht nga konsumi në vend dhe kërkesat nga operatoret në treg, KEK-u ka në dispozicion kapacitete prodhuese të energjisë deri në 780 Mw/h.
Bordi, Menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e Korporatës, me këtë rast urojnë të gjithë qytetarët e vendit për Festën e madhe, jubilare të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel