LAJMI I FUNDIT:

KEK-u përmbyll me sukses muajin janar më 96.83%

KEK-u përmbyll me sukses muajin janar më 96.83%

Pavarësisht stabilimenteve të stërvjetruara dhe kushteve ekstreme klimatike, KEK-u, ka bërë të pamundurën që edhe në këto ditë të vështira t’i mbaj në operim termocentralet, madje duke realizuar prodhimin mujor konform planit të parashikuar me një mesatare prej 96.83%. megjithëse kemi pas raste kur na është kërkuar edhe të ulim prodhimin.

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”.

Përkundër faktit se operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështir. Mirëpo, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri.

Për më tepër, përveç realizimit të planit të prodhimit, KEK-u ka prioritet edhe mbrojtjen e ambientit, në këtë vazhdë, konform strategjisë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, ne kemi njoftuar edhe MMPH-në, se situata teknike dhe ajo në elektro-filtra është rënduar dhe nevoja për intervenim është e pashmangshme, në mënyrë që të shmangim ndonjë ndalesë emergjente, KEK-u ka planifikuar të ndal njësinë B-1 të mërkurën në ora 00:01. Në këtë drejtim, sipas obligimeve kontraktuale që kemi ndaj furnizuesit publik KEDS/KESCO i kemi njoftuar me kohë.

Prandaj, KEK-u, përveç se po dëshmon edhe njëherë se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë, është duke treguar përgjegjësi të larte edhe në fushën e mbrojtjes e ambientit në hapësirat ku operon. /Telegrafi/