LAJMI I FUNDIT:

KEK: Blloku B2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë

KEK: Blloku B2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se blloku B2 është duke funksionuar në gjendje stabile.

Përmes një njoftimi KEK ka bërë të ditur se blloku B2 është duke prodhuar energji me kapacitet të plotë.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti e ka thënë se me kthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B” në funksion, tashmë për çdo orë po paguhen 50 mijë euro import më pak. /Telegrafi/