LAJMI I FUNDIT:

KEDS vendos tri trafo të reja në Stanovc të Vushtrrisë

KEDS vendos tri trafo të reja në Stanovc të Vushtrrisë

Mbi 270 familje të Stanovcit të Vushtrrisë tashmë kanë shërbime shumë më kualitative me energji elektrike. Kjo, pasi KEDS ka ndërtuar tri trafo të reja për nevojat e banorëve të këtij fshati dhe ka ndërruar të gjitha shtyllat që kanë qenë me përçues të zhveshur, duke vendosur 250 shtylla të reja. Gjithashtu, janë shtrirë rreth 13 kilometra rrjet elektrik në tensionin e ulët dhe të mesëm, kurse kyçjet shtëpiake janë me bërë me kabllo nëntokësore.

Kjo ka bërë që edhe banorët e këtij rajoni t’i ndjenë këto ndryshime, sidomos lagjja Haradinaj që ka 176 familje dhe lagjja Haxhaj me 97 sish. Këto punime kanë rritur kapacitet energjetike dhe tani tensioni do të jetë stabil dhe banorët e kësaj ane më nuk do të kenë probleme me rrymë për vite të tëra, duke iu larguar edhe rreziku nga rrjeti i vjetër.

Për Liman Haxhaj, banor i kësaj lagje, ka qenë vetëm ëndërr largimi i shtyllave nga oborri.

“Është fakt që po bëhet një punë e madhe. Përpara e kemi pas veç ëndërr me u largu këto shtylla nga oborri. 400 familje kemi qenë me një trafo. Po bëhet një mrekulli”, ka thënë ai.

Edhe konsumatori Haki Pronaj, nga lagjja Haradinaj, shprehet të jetë shumë i kënaqur me këto ndryshime në fshatin e tij.

“Deri tash ka qenë tmerr. Sa herë ka fryrë era është ndalur rryma. Tri herë janë këputur telat mbrapa shtëpisë dhe kanë ra përmbi garazh. Tash është gjithçka në rregull. Tensionin e kemi 230 volt. Kemi diferencë të madhe nga hera e kaluar”, ka thënë Pronaj.

KEDS vazhdon me investime në shumë vendbanime të Kosovës për të modernizuar rrjetin elektrik, që është një zotim i kompanisë për të zgjidhur problemet infrastrukturore në distribuimin energjisë elektrike.