Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka vendosur një rrjet të ri elektrik në fshatin Dujakë të Komunës së Gjakovës. Nga ky investim, pritet që të përfitojnë 111 shtëpi të kësaj zone.
Në kuadër të këtij projekti janë vendosur 144 shtylla betoni për tension të ulët si dhe 20 shtylla betoni për tension të mesëm. Po ashtu, janë vendosur edhe mbi 4 mijë metra kabllo për shpërndarje të tensionit të ulët si dhe trafoja e re me fuqi 630 kVA.
Rrjeti i ri do të ndikojë dukshëm në përmirësimin dhe stabilizimin me furnizim kualitativ, rënien e humbjeve dhe tension stabil.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se KEDS ka punuar me intensitet të shtuar në Gjakovë dhe po punon në tërë Kosovë me qëllim rinovimin e rrjetit elektrik.
“Në Dujakë, sikurse në gjithë Kosovën KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetruar elektrik dhe investimi aty ka qenë domosdoshmëri dhe prioritet për ne. Aty janë vendosur 114 shtylla të betoni, trafo e re si dhe te gjitha materialet e tjera përcjellëse. Nga ky investim do të përfitojnë 111 shtëpi”, ka thënë Buzhala.
Sipas tij edhe ky investim është në kuadër të planifikimeve të Master Planit të KEDS-it, i cili pararsheh që deri në vitin 2025 tërë vendi të ketë një rrjet modern elektrik, gjë që do të kërkojë rreth 300 milion euro investime.
Simon Kolaj, banor i Dujakës, thotë se një investim i tillë ka qenë i domosdoshëm.
“Gjithçka ka qenë e vjetruar te ne. Shtyllat janë vënë dhe kanë punuar shpejt, kabllo dhe krejt sistemi përcjellës ajror. Është domosdoshmëri kjo që është bërë. Presim edhe investime nëntokësore në të ardhmen, sipas nevojave tona”, thotë Kolaj.
Investimet e KEDS në rajonin e Gjakovës i ka mirëpritur edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini. Javë më parë, ai ka thënë se është i kënaqur me projektet investive të kësaj kompanie, që sipas tij, ruajnë balancin e nevojave të konsumatorëve në raportin qytet–fshat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel