LAJMI I FUNDIT:

KEDS vendos pesë trafo të reja në Llapashticë të Podujevës

KEDS vendos pesë trafo të reja në Llapashticë të Podujevës

Gjatë muajit muajit tetor të këtij viti, KEDS ka përfunduar një projekt tepër të madh në fshatin Llapashticë të Podujevës,me një kosto të përgjithshme mbi 200 mijë euro.

Gjendje energjetike në fshat ka qenë mjaft e rëndë, ku qindra shtëpi furnozoheshin vetëm nga një trafo.Kjo ishte e pamjaftueshme dhe mbingarkesat sillnin ndërprerje të shpeshta dhe pamundësonte furnizimim me energji elektrike.


Fshati shtrihet në pjesën perëndimore të Podujevës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi.

Ramadan Hodolli, banor i fsahtit që merret me kultivimin e mjedrave,shprehetmjaft i kënaqur me investimet e KEDS-it në këto anë.

“Për rymën tash jemi të kënaqur. Kemi pas probleme të mëdha dhe shpesh na u djegnin pajisjet. Mu për veti më janë djegur katër frigorifera nga tensioni irrymës. Çdo shtëpi ka pas përforcues. Tash jemi mirë, trafo na u ka afru 200-300 m, përpara e kena pas 2-3 km larg,” ka thënë Hodolli.

Për të përmirësuar rrjetin energjetik këtu KEDS ka vendosur pesë trafostacione të reja të tipit shtyllë 10(20)/0.4 kV edhe atë 2 trafostacione me fuqi instaluese 160 kVA dhe 3 trafostacioe 100 kVA. Poashtu është rrënuar trafostacioni i vjetër kullë, që ka qenë i vjetër rreth 50 vjet dhe në gjendje majft të keqe që paraqiste rrezik për banorët.Të njëjtë kohë janë vendosur edhe 100 copë shtylla betoni të tensionit të mesëmdhe164 shtylla betoni të tensionit të ulët.
Gjithashtu janë shtrirëkabllo ABC 14,977 mtë tensionit të ulët.

Me këtë investim në të njëjtën kohë është eliminuar rreziku dhe furnizimi me energji elektrike është më kualitaiv dhe kuantitativ.
Për nevojat e banorëve me shtimin e popullsisë në fshat, KEDS ka zgjeruar kapacitetet energjetike këtu.

Edhe pronari i një supermarketi, Bekim Havolli, shprehet mirënjohës me punën e KEDS-it. “Një prishje kur ndodhke, krejt fshati mbetke pa rrymë.Tashpunojmë pa problem dhe jemi të kënaqur”, ka thënë Havolli.

Janë 163 familje që përfitojnë nga ky investim i KEDS-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori