151 familje të fshatit Ruvc të Lipjanit tashmë kanë rrjet të ri elektrik, që mundëson rryma të jetë më e fortë, shërbimet më kualitative dhe të bëjnë biznes më lehtë.
Tensioni i ulët, shtyllat elektrike, rrjeti i vjetër, nuk do të jetë më problem për banorët e fshatit Ruvc i Vjetër të Lipjanit. Me punimet në rrjetin energjetik që ka bërë KEDS-i, problemi është zgjidhur për shumë dekada të ardhshme.
Gjithkund të bien në sy shtyllat e reja dhe përçues të fortë elektrik. Me këtë pamje të re energjetike, tash “Ruvci nuk është më i vjetër, por i ri”.
Asgjë nuk është si më parë, shprehen të gëzuar banorët.
“Ndryshimi është 100 për qind, rrjeti është i ri, rryma ma e fortë dhe biznesin e punojmë më lehtë. Më parë na është dashur që lopët t’i mjelim me dorë, tash po përdorim makinën dhe qumështin e dërgojmë me kohë të kompania e qumështit Bylmeti, është puna me të cilën ne jetojmë”, thotë Liridon Hajdini, banor i fshatit.
Gjatë realizimit të punimeve në projektin Ruvc i Vjetër është bërë implementimi i shtyllave të tensionit të ulët, 20 shtylla të tensionit të mesëm, 6363 m rrjet i tensionit të ulët, 800m rrjet i tensionit të mesëm, 1 trafoblindë me fuqi të transformatorit 630 kVA.
Me vendosjen e kabllove bistek është rritur edhe siguria e konsumatorëve për tensionin e ulët.
Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga realizimi i këtij projekti është 151.
Gjatë këtij projekti është bërë edhe demontimi i rrjetit të vjetër që kanë qenë më parë.
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, sikur në tërë Kosovën edhe në këtë rast po aplikon MasterPlanin 10-vjeçar, që u jep përparësi zonave me rënie të mëdha të tensionit. Edhe ky investim është në kuadër të përmirësimit të shërbimeve kualitative të konsumatorëve dhe zvogëlimin e humbjeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre