KEDS: Mbi 30 mijë raste të vjedhjeve të energjisë elektrike në tri vitet e fundit

Fenomeni i humbjeve të energjisë elektrike, që në praktikë klasifikohen si humbje teknike ose komerciale, është i barabartë me diferencën ndërmjet energjisë së prodhuar-blerë dhe energjisë së shitur-konsumuar.
Kështu thuhet në një njoftim të KEDS-it.
“Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin tonë shpërndarës janë minimizuar dukshëm falë planifikimit dhe mbarështimit adekuat të linjave elektrike dhe ndërmarrjes së hapave përkatës për shënjimin e saktë të këtyre humbjeve.
Që kur është privatizuar KEDS-i në vitin 2013, duke parë rrethanat ekzistuese të rrezikut nga humbjet komerciale-keqpërdorimet, Departamenti i Humbjeve i KEDS-it ndërmori vazhdimisht aksione në identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike.
Falë përkushtimit të ekipeve të kontrollit të këtij departamenti, vetëm përgjatë periudhës 2019-2021 janë identifikuar mbi 30 mijë konsumatorë që janë kyçur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike. Ndaj një numri të konsiderueshëm të këtyre konsumatorëve tashmë janë ngritur kallëzime penale”, thuhet në njoftim.
Edhe në periudhën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 3281 raste të tilla. Megjithëkëtë, ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë shtuar prezencën në terren me qëllim të zbutjes së mëtutjeshme të humbjeve, të cilat ekipe po i realizojnë këto kontrolle përmes përdorimit të pajisjeve të sofistikuara në dispozicion.
Kontrollet-të nevojshme për minimizimin sa më të shumtë të humbjeve në rrjet japin mesazh tek të gjithë konsumatorët keqpërdorues se vjedhja e energjisë elektrike është dukuri e papranueshme dhe e dënueshme me ligjet e Republikës së Kosovës.
KEDS-i mbetet i përkushtuar që të vazhdojë luftën ndaj vjedhjeve të energjisë elektrike dhe kërkon nga organet relevante dhe nga qytetarët të na bashkëngjiten në këtë betejë, meqë së bashku mund të fitohet shumë më lehtë dhe më shpejt, duke bërë që konsumatorët të marrin shërbime më kualitative, më të lira dhe më të sigurta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pushime me Eurokoha 7 ditë All Inclusive, duke filluar prej 315 Euro

Pas Lionel Messit edhe Birra Peja me mural gjigand në Tiranë nga piktori argjentinas Bagnasco

E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet në ushqim dhe banim

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80