KEDS po vazhdon të investojë me të madhe në Podujevë. Vetëm sivjet janë ndarë afër 2 milionë euro nga të cilat po realizohen 66 projekte, ku do të përfitojnë afër 10 mijë qytetarë. Në rrjetin e tensionit të ulët do të shtrihen mbi 200 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen afër 900 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni.
Përmes këtyre investimeve, Podujevës po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike. Në këtë komunë, me anë të modernizimit të rrjetit konsumatorët do të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike. Krahas tyre, është duke u larguar tërësisht rreziku edhe nga shtyllat e vjetra, pasi që në disa lokacione rrjeti po vendoset nëntokë e në zona tjera ato janë duke u zëvendësuar komplet me shtylla të reja.
Me këto investime, mjaft të kënaqur po shprehen edhe qytetarët e kësaj komune.
Gazmend Lepaja, pronar i një biznesi në sheshin e Podujevës, tha se investimet që është duke i bërë KEDS, po i japin pamje të re qytetit të Podujevës.
“Rrjeti elektrik për mbi 40 vite ka qenë i shëmtuar nga shtyllat e shtrembëruara të drurit të vendosura në çdo cep. Jemi shumë të kënaqur me punën që janë duke e bërë. Në të kaluarën kemi pasur shumë probleme me furnizim të rrymës. Boll që nuk i shohim më këto shtylla të vjetra që kanë ekzistuar këtu për mbi 40 vjet”, thotë Lepaja.
Njëjtë sikurse ai, shprehet edhe Agim Hyseni, rreth të 50-ve.
“Kurrë nuk ma kish marrë mendja që vjen dita mos me pas telashe me rrymë. Në Podujevë kemi pas problem me tension. Qysh ishe duke punuar veç kur të ndalej rryma. Tash ma nuk po ndodh. Është përmirësuar shumë rryma në krahasim qysh ka qenë. Normal që edhe na jemi të kënaqur me këto investime që po bëhen”, shtoi Hyseni.
KEDS edhe gjatë viteve të kaluara ka investuar në shumë projekte në Podujevë. Madje, në vitin 2019 KEDS kishte realizuar investimin më të madh në historinë e elektrifikimit të Podujevës brenda një viti të vetëm, duke investuar rreth 6.5 milionë euro në rrjetin e tensionit të ulët dhe te mesëm, nga ku përfituan drejtpërdrejt shërbime më kualitative mbi 7,500 familje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre