LAJMI I FUNDIT:

KE ul parashikimet për rritjen ekonomike të Britanisë për 2017

KE ul parashikimet për rritjen ekonomike të Britanisë për 2017

Komisioni Evropian uli ndjeshëm sot parashikimin për rritjen ekonomike në 2017 për Britaninë e Madhe, duke theksuar pasigurinë e vazhdueshme që lidhet me Brexit, me shumë gjasa me ndikim në investimet e bizneseve.

”Ngadalësimi i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto britanik i regjistruar në 2016 (+1,8 për qind kundrejt +2,3 për qind në 2015) do të vijojë edhe këtë vit”, sipas ekzekutivit evropian.


Si dhe parashikimet ekonomike të vjeshtës publikuar sot, Komisioni shprehet vetëm për një rritje me 1,5 për qind në 2017, kundrejt +1,8 për qind që ishte parashikuar.

PBB pritet më pas të shënojë rritje me 1,3 për qind në 2018 (parashikim i pandryshuar) dhe ngadalësimi konfirmohet edhe në 2019 me +1,1 për qind, sipas një parashikimi të ri të Brukselit.

‘’Rritja e konsumit njoftohet modeste, duke pasuar rritje të vogël të pagës bazë, ndërsa pasiguria vijon të rëndojë mbi investimet e kompanive’’, thuhet në deklaratë.