Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një tryeze diskutimi, ka shpalosur sot raportin nga monitorimi i kontratave për riparime kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Sipas këtij raporti, KEK gjatë vitit 2018 dhe 2019 ka dhënë tri kontrata për riparim dhe remont të pajisjeve që kapin vlerën prej rreth 11 milion eurosh, me procedura të mbyllura dhe pa hulumtim të tregut.
Tutje në raport thuhet se, kontratat për riparime të ngjashme, tash e sa vite KEK-u i orienton tek dy operator ekonomik (që janë kompani të lidhura mes vet), që kanë qenë të përfshira në ndërtimin e termocentralit Kosova B qysh në vitet e 70-ta.
Blerim Gjoni nga KDI, gjatë prezantimit të raportit tregoi që janë analizuar 3 kontrata të mëdha për riparime të turbinave dhe gjeneratorëve të cilat janë dhënë me procedurë të negociuar dy operatorëve ekonomik “GE Power” dhe “Alstom Power Services”.
Këta operatorë ekonomik edhe pse janë entitete të ndara, realisht janë kompani të lidhura pasi “GE Power” ka në pronësi kompaninë “Alstom Power Services”. Këto dy kompani gjatë 3 viteve të fundit 2018, 2017 dhe 2016 së bashku kishin përfituar kontrata nga KEK, në vlerë prej mbi 22 milion Euro. Të gjitha këto kontrata këtyre kompanive i ishin dhënë përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit – procedurë jo e hapur ndaj tregut.
Gjoni theksoi se qëllimi i hulumtimit ka qenë vlerësimi i domosdoshmërisë së përdorimit të kontratave të negociuara nga KEK-u, dhe nëse këto procedura janë zhvilluar në përputhje me ligjet e prokurimit publik.
“Për më tepër janë analizuat mënyrat e zhvillimit të negocimit të KEK-ut me operatorët ekonomik, në veçanti me operatorët të cilët mund të kenë monopol në ofrimin e këtyre shërbimeve apo furnizimeve.
Ligji për prokurim publik specifikon që procedurat e negociuara duhet të përdoren vetëm në raste të caktuara, për shembull kur në treg ekziston vetëm një operator ekonomik që mund të kryej shërbimet apo në rastet e urgjencave ekstreme por nëse vendoset për shfrytëzimin e këtyre procedurave, atëherë autoritetet kontraktuese duhet të bëjnë analiza të tregut në mënyrë që të identifikojnë operatorët adekuatë dhe të informohen për çmimet e tregut. Procesi i negocimit duhet t’i sigurojë autoritetit kontraktues të arrijnë vlerën më të mirë për paranë e shpenzuar.
KEK-u gjatë planifikimit të këtyre prokurimeve nuk kishte bërë një hulumtim të tregut për të identifikuar nëse tregu ofron operatorë ekonomik tjerë si dhe për tu informuar me çmimet e tregut. Përkundrazi, KEK kishte dërguar kërkesë për ofertë vetëm tek kompania “GE Power”, me arsyetimin që kompania “GE Power” është trashëguese e teknologjisë së prodhuesit fillestar të këtyre pajisjeve dhe vetëm kjo kompani mund të kryejë shërbimet e remonteve të turbinave dhe gjeneratorëve.
Nëse KEK paraprakisht do të kishte kryer një hulumtim më të detajuar të tregut apo do ta konsideronte shpalljen publike të njoftimit për kontratë, atëherë do ta kishte një pasqyrë reale mbi ekzistencën e kompanive tjera që ofrojnë shërbimet e kërkuara në treg dhe mbi çmimet e tregut për këto shërbime”, thuhet në komunikatën e Institutit Demokratik të Kosovës, transmeton Telegrafi.
KDI rekomandon që me qëllim të sigurimit të çmimeve dhe kushteve më të favorshme kontraktuale, KEK duhet të sigurohet që para caktimit të procedurës së prokurimit të bëjë hulumtim të tregut për të përcaktuar vlerën e parashikuar të kontratës dhe operatorët ekonomik potencial për ofertim.
KEK duhet të shqyrtojë mundësinë e shfrytëzimit të procedurës së hapur të prokurimit tek kontratat që deri më tani janë dhënë me procedura të negociuara. Duke u bazuar në vlerat e larta të kontratave një burimore të dhëna, KEK duhet të angazhohet në krijimin e kapaciteteve profesionale për zhvillimin e procedurave të prokurimit të negociuara: si në përgatitjen e stafit teknik të mjaftueshëm dhe kompetent që do të mundësonte vlerësimin e punimeve të nevojshme si dhe vlerësimin teknik të ofertave nga OE si dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit të prokurimit që do të specializoheshin në zhvillimin e negociatave me operatorët ekonomik.
Gjithashtu, sipas KDI-së, KRPP duhet të angazhohet në monitorimin e prokurimeve me procedurë të negociuar, të vlerësoj arsyeshmërinë e përdorimit të procedurës së negociuar si dhe të vlerësoj procesin e zhvillimit të negocimeve. Të ofroj trajnime për zyrtarët e prokurimit për metodat dhe mënyrat e zhvillimit të negocimeve në mënyrë që Autoritetet Kontraktuese të përfitojnë kushte kontraktuale sa më optimale./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj