LAJMI I FUNDIT:

KDI: Shkuarja në zgjedhje do të sillte një dëshpërim të gjithëmbarshëm qytetarë

KDI: Shkuarja në zgjedhje do të sillte një dëshpërim të gjithëmbarshëm qytetarë

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do të ishte zgjidhje e mirë për Kosovën.

Krasniqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ende nuk ka rritur në fazën e krizës politike.


Menaxherja e projekteve në KDI, ka thënë pozitive është që VV dhe LDK kanë negociuar për programe e që nuk është bërë më parë, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë se pritja e qytetarëve është e madhe që këto parti do të bëjnë koalicion dhe sipas saj nuk duhet të ketë bllokada për të evituar krizën politike.

Duke folur për vështirësitë në zgjedhjen e presidentit, Krasniqi thotë se reforma zgjedhore e filluar në vitin 2010 ka ngecur në vend.

Ajo ka thënë se zgjedhja e presidentit nga populli është një opsion për t’u diskutuar pasi një gjë të tillë e kanë edhe disa vende fqinje.

Sa i përket zgjedhjeve të reja të mundshme, anëtarja e shoqërisë civile ka dhënë se qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe u mbetet subjekteve politike që të respektojnë këtë verdikt.

“Do të ishte një dëshpërim për qytetarët nëse ne do të shkonim sërish në zgjedhje meqë partitë nuk po mund të dakordohen për ndarjen e pushtetit pasi po shihet se problemi nuk është programi por ndarja e posteve”.

Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin ndonjë situatë të re por përkundrazi mund të ketë një dëshpërim të gjithmbarshëm qytetarë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori