Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë epiqendra e diskutimit për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas zyrtarëve të KDI-së, deputetët duhet të japin kontributin e tyre për ndërtimin e një strategjie për këtë proces.
Në asnjë seancë të Kuvendit deri më tani nuk është diskutuar për dialogun, por dialogu ka qenë temë disa herë e disa tryezave të organizuara nga partitë politike.
Një e tillë është mbajtur gjatë ditës së sotme, ku në ftesën që iu është bërë partive politike nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, është thënë se Kuvendi i Kosovës do të ketë rolin kryesor mbikëqyrës dhe vendimmarrjes në këtë proces. Përkundër kësaj fjalie që i jep rolin kryesor Kuvendit në këtë proces, partitë politike opozitare nuk kanë marrë pjesë.
Jeta Krasniqi nga KDI, e cila është menaxhere e projektit për mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se qysh në fillim të kësaj faze të dialogut Kuvendit është dashur të ketë rolin kryesor.
“Shtetet demokratike është në këtë mënyrë, me anë të bashkërendimit në mes të institucioneve, presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit ndërtojnë politikat e tyre të jashtme. Kosova duhet të mësojë nga këto praktika dhe duhet që ta bazojë këtë proces kaq të rëndësishëm mbi praktikën që Kuvendi është epiqendra e saj dhe ka bashkërendim. Prandaj, është mese normale që Kuvendi të bëjë qoftë mbikëqyrjen, qoftë të vendosë vijat e kuqe, platformën qeverisëse dhe ne të shkojmë me këtë proces duke respektuar mandatin dhe përgjegjësinë e të gjitha institucioneve dhe duke mos pasur një anashkalim të përgjegjësive të institucioneve. Kjo vije në radhë të parë nga diskutimi që institucionet bëjnë me njëra tjetrën, por edhe përfaqësuesit e institucioneve, në këtë rast deputetët duke respektuar dhe duke përmbushur obligimet e tyre që kanë”, tha ajo.
Sa i përket ftesës së kryetarit të Kuvendit për partitë opozitare për të diskutuar për dialogun, Krasniqi thotë se përkundër që këto diskutime janë të mirëseardhura, diskutime të tilla sipas saj duhet të bëhen në Kuvendin e Kosovës.
Kjo sipas edhe për të shmangur më pastaj situatat siç ka qenë ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Ajo tha se si KDI kanë bërë kërkesa të vazhdueshme që procesi i dialogut të diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme.
“Ne vlerësojmë se këto diskutime duhet të bëhen brenda seancës, brenda Kuvendit të Kosovës dhe vlerësojmë se çfarë do lloj iniciative që ndërmerret qoftë mbështetëse nga shoqëria civile apo edhe nga partnerët apo edhe nga partitë politike si nisma e sotme janë pozitive për t’i kontribuar këtij diskutimi dhe ndërtimit të konsensusit. Ne kemi bërë thirrje në fakt edhe partive opozitare që ato në momentin edhe kur partia PSD kishte marrë nismën për nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme qoftë atyre në opozitë, apo në pozitë, ju kemi bërë thirrje që të nënshkruajnë dhe të caktojnë një seancë të jashtëzakonshme. Pra, vlerësojmë që duhet të ketë një konsensus brenda partive politike dhe duhet që partitë qoftë në pozitë, qoftë në opozitë të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre, t’i marrin obligimet e tyre dhe si deputet të kryejnë obligimet që ata kanë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe mbi të gjitha të qytetarëve të Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi shprehet se për dialogun me shtetin serb partitë politike duhet të arrijnë një konsensus, pasi që si proces është i të gjitha institucioneve të Kosovës dhe të gjithë kanë përgjegjësi.
Arritja e këtij konsensusi sipas saj është i rëndësishëm në mënyrë që Kosova të përmbyllë sa më shpejt dialogun me Serbinë.
“Kosova duhet ta përmbyll sa më shpejt dialogun me Serbinë, duke marrë njohjen reciproke, duke hequr një herë e mirë ndikimin e Serbisë nga Kosova, duke shuar të gjitha strukturat paralele, duke bërë shtrirjen e sovranitetit të brendshëm të Kosovës në tërë territorin dhe duke u bërë anëtare me të drejta të plota në OKB. Si dhe të zgjedh çështjen me 5 shtetet jo njohëse të BE-së. Këto janë ato që Kosova duhet t’i arrijë në këtë proces. Ne e kemi ditur që jemi duke shkuar drejt këtij procesi, e shohim që skena politike është shumë e fragmentuar, por kjo nënkupton që ka një urgjencë në atë që partitë politike duhet të ulen dhe të diskutojnë mbi çështjen e dialogut, të arrijnë një konsensus. Pasi që ky është një proces i të gjitha institucioneve të Kosovës dhe secili ka obligimin e vet dhe e ka përgjegjësitë. Prandaj, Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë të artikulojë qëndrimin e saj dhe partitë të cilat janë në pozitë apo në opozitë duhet sa më parë që ta diskutojnë”, deklaroi ajo.
Qëndrimet e tyre partitë politike duhet t’i shprehin në Kuvend, sipas Jeta Krasniqi nga KDI, e cila thotë se deri më tani as Kuvendi i Kosovës nuk ka një qëndrim zyrtar sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“Kuvendi i Kosovës ende nuk ka artikuluar qëndrimin e saj zyrtar kundrejt dialogut Kosovë-Serbi, kemi parë deklarata të ndryshme nga partitë në pozitë apo në opozitë rreth këtij procesi, por ende nuk ka një artikulim zyrtar të Kuvendit të Kosovës rreth fazës finale të dialogut. Pasi që ende nuk ka ndodhur një diskutim në kuadër të seancave të Kuvendit. Prandaj, është e rëndësishme që sa më shpejt kjo çështje të diskutohet në Kuvend, aty ku partitë qoftë në pozitë, qoftë në opozitë mund të artikulojnë qëndrimet e tyre dhe të ndërtohet kështu, të synohet ndërtimi i konsensusi politik sa më i gjerë dhe të ndërtohet qoftë platforma e shtetit të Kosovës, qoftë qëndrimi i Kosovës, pritshmëritë, vijat e kuqe dhe të gjitha me radhë”, tha ajo.
Përndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës si pikë e rendit të ditës është diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre